HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Zabërgja dhe Morina polemizojnë, shkak shiriti i kapitenit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 19 Janar 2010 12:15   pdfShtypEmail

enis_zabrxhaGolashënuesi më i mirë në sezonin 2008/09, Enis Zabërgja, ka thënë se drejtori i Klubit KF Hysi, Arbënor Morina, ka ndikuar që ai ta humbasë shiritin e kapitenit të ekipit. Ai i ka thënë se do ta kushtëzojë rikthimin e tij në skuadër me pasjen e shiritit të kapitenit.

“Mua në mënyrë të padrejtë ma kanë marrë shiritin e kapitenit. Në votimin që ka qenë i montuar, ka ndikuar drejtpërdrejt Arbënor Morina. Nëse nuk më rikthehet shiriti i kapitenit, as unë nuk do të rikthehem në klub”, ka thënë Enis Zabërgja, i cili që një javë është duke u stërvitur i vetëm.

Ndërsa drejtori i KF Hysit, Arbënor Morina, ka thënë se ka një milion punë më të rëndësishme sesa të merret me shiritin e Enis Zabërgjes.

“Unë kam një milion punë më të mençura sesa të merrem me çështjen e shiritit të Zabërgjes. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2015. Të gjitha kushtet financiare i janë plotësuar 100 për qind, ashtu siç ka dashur vetë. Zabërgja është mirë që ta qartësojë se a po i pengojnë Mentor Zhdrella, Arbënor Morina, apo trajnerët që nuk e kanë votuar për futbollist të vitit”, ka thënë Morina.

I pyetur se a ekziston mundësia që Zabërgjes t’i rikthehet shiriti i kapitenit, Morina është përgjigjur: “Shiriti nuk do t’i rikthehet. Kurse me Zabërgjen që nga 14 janari është duke u marrë Komisioni Disiplinor i Klubit”.

Veton Zymberi


busy
komente