HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Xhevdet Muji : Mbijetesa s’është problem, synojmë gjashtëshen e parë
nga AlbaniaSoccer   E premte, 22 Janar 2010 16:09   pdfShtypEmail

xhevdet_mujiMbijetesa për skuadrën e Gjilanit s’është problem, por synimet e kësaj skuadre janë që kampionatin ta mbyllë në gjashtëshen e parë në renditjen tabelore. Kështu ka thënë kapiteni i KF Gjilanit, Xhevdet Muji. Sipas tij, kjo skuadër ka disa zbrazëtira, por me ardhjen e dy përforcimeve çdo gjë do të bie në vend të vet.

“Jemi të vetëdijshëm se pozita në të cilën e kemi përfunduar kampionatin s’është aspak e lakmueshëm. Nuk besoj se kjo skuadër do ta ketë problem mbijetesën. Synimi ynë është që kampionatin ta përfundojmë në mesin e gjashtë skuadrave më të mira”, ka thënë Xhevdet Muji.

Mesfushori besnik i skuadrës së drejtuar nga Muharrem Sahiti ka folur edhe për përforcimet e ardhura dhe mungesën e mbrojtësit Fidan Bajrami për stinorin pranveror.  “Transferet e ardhura janë mjaft të qëlluara. Sulmi është dukshëm më i fortë me Ismet Ramushin. Mungesa e Bajramit do të vërehet, pasi nuk u rikthye në skuadër as mbrojtësi Naser Sahiti”, ka shtuar ai.

Skuadra e Gjilanit stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e 10 me 17 pikë të tubuara.

Veton Zymberi

 


busy
komente