HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ahmet Morina: Do i rikthejme vlerat Vellaznimit!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 24 Janar 2010 13:47   pdfShtypEmail

vellaznimi_skuaderIsh-futbollisti i Vëllaznimit, Ahmet Morina, ka thënë se është i kënaqur me fillimin e përgatitjeve të skuadrës. Ai ka lavdëruar punën që bëhet gjatë stërvitjeve.

“Përgatitjet kanë nisur para tetë ditësh. Gjithçka po shkon ashtu siç edhe kemi paraparë. Jam i kënaqur me punën që po bëhet gjatë stërvitjeve. Besoj se deri te fillimi i pjesës së dytë të garave skuadra jonë do të jetë e gatshme për sfidat pranverore”, ka pohuar Morina, i cili ka shtuar se “një fazë e përgatitjeve është paraparë të mbahet jashtë Kosovës”.

“Plasmani sa më i lartë në renditjen tabelore është objektiv yni. Kemi objektiv ta fitojmë edhe Kupën e Kosovës”, ka thënë menaxheri i Vëllaznimit, Ahmet Morina.

Vëllaznimi sezonin vjeshtor e ka përmbyllur në pozitën e fundit të renditjes tabelore me 14 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Kosova e Vushtrrisë.

Ahmet Morina, ka thënë se marrëveshja me Hashanin është zyrtarizuar dhe se, pas tij pritet të vijnë edhe dy përforcime të tjera. Ai ka thënë se janë duke u vazhduar intensivisht negociatat edhe me dy futbollistë të tjerë.  “Erdin Hashani tashmë ka firmosur kontratën me skuadrën tonë. Kontrata e tij është gjashtëmujore, me mundësi vazhdimi”, ka thënë Morina. 

“Jemi duke biseduar edhe me dy lojtarë të tjerë. Negociatat po rrjedhin mirë. Emrat e tyre nuk mund t’i bëj publik, por bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës. Besoj se brenda dy ditësh do t’i zyrtarizojmë edhe dy përforcimet e radhës”, ka bërë me dije Morina.

Sipas tij, Vëllaznimi është duke punuar intensivisht në çdo aspekt, që në pjesën e dytë skuadra gjakovare do të jetë krejt ndryshe. Ai beson se “kuqezinjtë” mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Më fondin që kemi, e me përforcimet që do të sjellim në ekip, pa harruar edhe angazhimin e strategut Ajet Shoshollit në krye të Shtabit Teknik, jam i bindur se skuadra jonë në stinorin pranveror do të jetë krejt ndryshe. Besoj se me punën që do të bëhet do t’ia kthejmë namin e dikurshëm skuadrës së Vëllaznimit”, ka theksuar Morina. 


Gjithashtu, Morina, ka thënë se marrëveshja me Hashanin është zyrtarizuar dhe se, pas tij pritet të vijnë edhe dy përforcime të tjera. Ai ka thënë se janë duke u vazhduar intensivisht negociatat edhe me dy futbollistë të tjerë.  “Erdin Hashani tashmë ka firmosur kontratën me skuadrën tonë. Kontrata e tij është gjashtëmujore, me mundësi vazhdimi”, ka thënë Morina. 

“Jemi duke biseduar edhe me dy lojtarë të tjerë. Negociatat po rrjedhin mirë. Emrat e tyre nuk mund t’i bëj publik, por bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës. Besoj se brenda dy ditësh do t’i zyrtarizojmë edhe dy përforcimet e radhës”, ka bërë me dije Morina.

Sipas tij, Vëllaznimi është duke punuar intensivisht në çdo aspekt, që në pjesën e dytë skuadra gjakovare do të jetë krejt ndryshe. Ai beson se “kuqezinjtë” mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Më fondin që kemi, e me përforcimet që do të sjellim në ekip, pa harruar edhe angazhimin e strategut Ajet Shoshollit në krye të Shtabit Teknik, jam i bindur se skuadra jonë në stinorin pranveror do të jetë krejt ndryshe. Besoj se me punën që do të bëhet do t’ia kthejmë namin e dikurshëm skuadrës së Vëllaznimit”, ka theksuar Morina.


Fatmir Bytyçi

busy
komente