HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Visar Shkupolli : Me vetëbesim të madh kunder Hysit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Gusht 2009 16:49   pdfShtypEmail

Pas shkelqimit në Prishtinë, ku Mitrovicasit fituan me rezultatin 2-1 kunder Prishtines, në Stadiumin e qytetit të Prishtines, Trepca pret Hysin me plot vetëbesim. Më gjithë atë perforcimet, Trepca siq po shifet eshte favorit për titull të Kampionit. Dyshja e Trepces, Bardhyl Kaqiu dhe Elvis Osmani janë të gatshem të shkelqejn perseri. Ndonese kur e shikojme ekipin e Hysit, nuk duhet aspak të nënvlersohet.

Fituesi i Kupes në vitin e kaluar, sivjet ështe kandidat serioz për titull.visar_shkupolli

Lojtar si Enis Zabërxha, Elhami Berisha, Valon Zhdrella dhe Labinot Osmani, e tregojne cilësinë e lojtarve të Hysit dhe gjendjen positive qe ka ky ekip.
Duke marre parasysh edhe pse ekipi i Hysit ka humbur 5-2 kunder Prishtines për superkupe, e filluan kampionatin pozitivisht ku në stadiumin vendas, fituan kunder Gjilanit me rezultat 2-0. Në ketë ndeshje ështe Trepca favorit, por nuk duhet të nënvlersohet as Hysi.

Ish lojtari i Trepces'89, Visar Shkupolli ështe nder lojtaret favorit të Fan Grupit të Trepces, "Torcida". Shkupolli mendon se vetem fitorja ështe rendesi për Trepcen, në ketë ndeshje. Por edhe të mos nenvlersojne Hysin dhe te luajne Fair-Play ështe rendesi jo vetem për Trepcen, po per Futbollin Kosovar.

"Në fillim të sezonit me startu kunder Kampionit në fuqi dhe me fitore, ështe vertët nje ndjenje shume të mire, dhe niveli ështe rritur shume, dhe ambiciet i kemi të fitojme cdo ndeshje. dhe të tregojme anen tone të fortë, të luajme "fair-play". Titulli ështe nje opicion aktual, dhe gjithqysh një gjë qe ne do të luftojmë deri ne fund të kampionatit", ka deklaruar Visar Shkupolli shume optimist për te ardhmen  e Trepces.

Niveli i Trepces ështe në nje kualitet te mire kete fillim sezoni. Ekipikete sezon ka pretendime me optimale se vitet e kaluara ndonese  ka hyre në Superlig në vitin 2006/2007, dhe deri me sezonin e kaluar kishte luftuar për egzistence.  Edhe Shkupolli ështe dakord se ekipi sivjet ështe ma i fort se kurrë prej 92. –shit 

"Duke e marr parasysh se ekipi i Trepces, në fillim të vitit 2000 - 2005 ka luftuar për të hyre në Superlige dhe  sic po dihet me stervitjen  dhe me ndeshjet miqsorë para ektij kampionat qe kemi zhvilluari, po shifet se fondi i lojtarve qe e kemi në ketë sezon, me të vertët dukemi me të fort se sa në sezonet e kaluara", ka shtuar Shkupolli.

Për Trepcen kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme, pasi nuk do te deshironin qe te humbin pike ne shtepine e tyre. Dhe Shkupolli shprehet optimist, dhe mendon qe me angazhimin maksimal do të arrihet fitorja.  

"Ne si lojtar gjithmone do te japim maksimumin për ekipin tone, pa marre parasysh ekipin kundershtar. Edhe pse jemi në fillim të kampionatit, për neve ga kjo ndeshje ka rendesi vetem fitorja. Asgje tjeter përveq fitores, në qofse do të luftojme për titull, dhe normal edhe pse Hysi ështe ekip me lojtare cilesore nuk duhet aspak të nënvlersojmë Hysin, por me koncentrim maksimal dhe nje angazhim të lartë do arrijme tek 3 pikëshit"  u shpreh futbollisti per te cilin vetem rendesi ka fitorja.

" Nuk ka rendesi a shenoj gol ose jo, si une a po nje tjeter futbollist vetëm të fitojme 3 pikeshin, dhe të luajme "Fair Play", perfundoi prononcimin e tij Shkupolli 


Labinot Binaku


busy
komente