Pragndeshje Trepca - Hysi | ||||
|
Trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu beson se të përzgjedhurit e tij mund të marrin trepikëshin e dytë në këtë edicion përballë Hysit. Në anën tjetër, edhe homologu i tij Muharrem Sahiti, është optimist se skuadra e tij do të vazhdojë serinë e fitoreve edhe në duel më “xehetarët†Trepça nga Mitrovica, pas fitores se madh që arriti ndaj Prishtinës, një javë më parë, të dielën në “Adem Jashariâ€, në kuadër të javës së dytë të Raiffeisen Superliga, do të ndeshet më Hysin, skuadër kjo që mundi Gjilanin 2:0, në javën e parë të edicioni. Ballafaqimi në mes këtyre nga njohës së të lojës së futbollit konsiderohet derbi i kësaj fundjave për faktin se të dy skuadrat në këtë kampionat synojnë titullin e kampionit.   “Xehetarët†të drejtuar nga strategu, Geni Sejdiu, kërkojnë pikët e plota ndaj skuadrës nga Merdara. Timonieri mitrovicas është i bindur se djelmoshat e tij do të marrin trepikëshin e radhës. Sejdiu thotë se Hysi, ka skuadër cilësor, por pikët do të mbesin në Mitrovicë, sepse sipas tij, Trepça ka fuqi që të mposht cilindo skuadër në elitën e futbollit të Kosovës. “Fitorja ndaj Prishtinës, ka rritur mjaft shumë motivin në skuadrën tonë. Gjithsesi se në ballafaqimin e radhës na pret edhe një sfidë e vështirë, sepse takohemi me Hysin, skuadër kjo që ka fituar Kupën e Kosovësâ€, ka thënë Sejdiu.  “Hysi ka skuadër cilësore, por ne kemi fuqi që të mposhtim çdo ekip në futbollin tonë, sepse kemi fond të pasur të lojtarëve. Jemi te përgatitur mirë e të motivuar dhe besoj se do ta marrim trepikëshin e dytë në këtë edicion të garaveâ€, ka përfunduar Sejdiu.  Optimist në takimin Trepça - Hysi, është edhe trajneri i Hysit, Muharrem Sahiti, i njohur më nofkën “Mukiâ€. Ish-trajneri i Gjilanit, Muharrem Sahiti, beson se skuadra e tij pas fitores se parë në këtë sezon ndaj Gjilanit, mund të arrijë rezultat të favorshëm edhe në Mitrovicë në ballafaqim me Trepçën.  Sahiti e vlerëson pozitivisht skuadrën e Trepçës, por, sipas tij, në takimin Trepça - Hysi skuadra, e cila do t’i shfrytëzojë rastet e krijuara, mund ta fitojë trepikëshin. “Trepça ka një ekip shumë të mirë, kjo u pa në takim me Prishtinën, por në radhët tona fitorja ndaj Gjilanit ka rritur motivin. Sfida ndaj Trepçës do të jetë e fortë nga të dyja palët. Mendoj se skuadra e cila do të mund t’i shfrytëzojë rastet e krijuara do t’i fitojë pikët e plotaâ€, ka theksuar Sahiti. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4954 |