HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Adil Vokrri : Dua eliten
nga AlbaniaSoccer   E diel, 31 Janar 2010 17:56   pdfShtypEmail

adil_vokrriTrajneri i Ballkanit, Adil Vokrri, ka thënë se është i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve që po zhvillon skuadra e tij.

Lideri i tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll, Ballkani, objektiv primar ka inkuadrimin në elitën e futbollit të Kosovës. Sipas Vokrrit, skuadra e tij ka fond të mjaftueshëm të lojtarëve dhe se, beson se Ballkani do të inkuadrohet në Superligën e Kosovës në Futboll.

“Ka kohë që kemi nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Jam i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve. Gjithçka po ecën ashtu siç edhe kemi paraparë”, ka thënë Vokrri.

“Objektivi ynë është inkuadrimi në elitën e futbollit tonë. Skuadra është përforcuar me katër lojtarë. Jam i bindur se Ballkani ka ekip që mund t’i arrijë qëllimet e klubit. Jemi në pozitën e parë të renditjes tabelore. Pra, kemi mundësi ta prekim elitën e futbollit”, ka thënë trajneri i Ballkanit, Adil Vokrri.

Ballkani në Ulqin

Skuadra nga Theranda një pjesë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Ulqin. Sipas Vokrrit, therandasit në Ulqin do të zhvillojnë edhe takime kontrolluese.

“Pas dy ditë do të udhëtojmë për në Ulqin, për të zhvilluar një pjesë të përgatitjeve. Atje parashikojmë të zhvillojmë edhe ndonjë takim kontrollues. Besoj se skuadra ime do të jetë e gatshme për sfidat pranverore”, ka thënë timonieri i Ballkanit, Adil Vokrri.

Fatmir Bytyçi


busy
komente