Sami Geci, qendron si kapiten i Drenicës! | ||||
|
Kapiteni i Klubit të Futbollit Drenica, Sami Geci, ende nuk është duke menduar për pension, pavarësisht që ka mbushur 35 vjet. Ai ka thënë se nuk ka arsye të mendojë për pensionim, pasi ende po ndihet mirë fizikisht. Geci synon që të luajë edhe në kampionatin e ardhshëm. “Ende nuk kam vendosur se kur do të pensionohem. Është vështirë të parashikohet një gjë e tillë. Do të vazhdoj të luaj, pasi ende jam mirë fizikisht dhe shumë mirë po i përballoj stërvitjet. Besoj se do të luaj edhe në kampionatin e ardhshëm”, ka thënë Sami Geci. Kapiteni i skuadrës nga Skenderaj ka bërë të ditur se dëshiron të rrëmbejë një trofe para se të pensionohet. Ai është i vetishëm për pozitën që ndodhet skuadra e tij, por si duket Kupa e Republikës së Kosovës është synim i mbrojtësit drenicas. “Në këtë kampionat nuk i kemi punët mirë, por shpresoj se do të përfundojmë në mesin e shtatë skuadrave më të mira. Synimi im është që ta rrëmbejmë një trofe para se të përfundoj karrierën, dhe gjasat janë që kjo dëshirë të më plotësohet këtë vit, duke e rrëmbyer Kupën”, ka shtuar Geci. Skuadra e Drenicës edhe përkundër përforcimeve të mëdha në fillim të kampionatit nuk arriti të ketë rezultate të kënaqshme, pasi stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e nëntë me 21 pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2646 |