Drenica / Largohet Shoshi, rikthehet Lushtaku! | ||||
|
Valdet Shoshi të dielën ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Drenicës. Sipas Shoshit, arsyet familjare janë shkak i dorëheqjes se tij. “Për arsye familjare kam dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Drenicës”, tha Shoshi, i cili ka falënderuar drejtuesit e klubit të Drenicës, për përkrahjen që ka pasur nga ta. Ndërkohë mësohet se drejtuesit e “kuqezinjve”, ka rikthyer në postin e Shefit të Shtabit Teknik, Tahir Lushtkaun. “Lushtaku do ta zëvendësojë Shohin. Ai tani e tutje do t’i prij skuadrës sonë”, ka thënë drejtori i skuadrës së Drenicës, Rrustem Rukolli. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2348 |