HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Sulmuesi Zeqir Hasi rikthehet në Ferronikel
nga AlbaniaSoccer   E martë, 23 Shkurt 2010 13:53   pdfShtypEmail

zeqir_hasiIsh-sulmuesi i Kosovës së Vushtrrisë, Zeqir Hasi, ka vendosur të rikthehet në klubin Ferronikeli. Hasi pas “aventurës” që kishte me vushtrriasit në sezonin e kaluar, rikthehet në Drenas për ta ndihmuar ish-ekipin e tij, Ferronikelin, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

“Kam vendosur të rikthehem në Ferronikel. Kushtet që më kanë ofruar drejtuesit e klubit janë të mira, madje janë të njëjta me futbollistët e elitës së futbollit tonë”, ka thënë Hasi.

Ish-sulmuesi i disa skuadrave të Superligës, Zeqir Hasi, ka thënë se rikthimi i tij lidhet me objektivat e klubit. Ai beson se Ferronikeli do ta sigurojë mbijetesën në Ligën e Parë të Kosovës.

“Dua ta ndihmoj ekipin tim të zemrës, Ferronikelin, që ta sigurojë ekzistencën në Ligën e Parë. Me potencialin që kemi, jam i bindur se kjo skuadër nuk do të jetë pjesë e skuadrave që luftojnë për ta siguruar ekzistencën. Kemi skuadër të mirë dhe se, mund ta arrijmë objektivin e klubit: mbijetesën në këtë rang garash”, ka theksuar Hasi, i cili ka refuzuar ofertën e KEK-ut.

“Më ka kërkuar trajneri i KEK-ut, Bylbyl Sokoli, por kam refuzuar ofertën e tij, për shkak se dua ta ndihmoj skuadrën e Ferronikelit. Oferta e KEK-ut ka qenë e mirë, por kam vendosur që karrierën ta vazhdoj në skuadrën e Ferronikelit”, ka thënë Hasi.

Fatmir Bytyçi


busy
komente