HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Mirsad Idrizi i bashkohet Ballkanit
nga AlbaniaSoccer   E premte, 05 Mars 2010 15:50   pdfShtypEmail

lajme_shkurt_kosova_487325333Futbollisti Mirsad Idrizi ka kaluar në skuadrën e Ballkanit nga Theranda. Mbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës, por në stinorin vjeshtor ishte i suspenduar, kurse pas heqjes ai i është bashkuar skuadrës nga Theranda, e cila ka synim që të inkuadrohet në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll.

Vëllaznimi shkon në gjysmëfinalen

Vëllaznimi i Gjakovës, është skuadra e katërt që ka siguruar plasmanin në gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës.

“Kuqezinjtë e Jakovës”, pas ekzekutimit të penalltive munden 5-4, ekipin e Drenicës. Të dy skuadrat u paraqiten në fushën e gjelbër me formacione të kompletuara, sikur të luheshin 90 minuta, ndonëse u ekzekutuan vetëm penalltitë. Shorti përcaktoi Vllaznimin të gjuaj e para nga pika e bardhë. Gjatë ekzekutimit të penalltive më të suksesshëm ishin futbollistët nga Gjakova duke siguruar gjysmëfinalen.

Për Vëllaznimin shënuan: Robert Gjeraj, Sermaxhaj, Efendija, Podrimaj dhe Dakajn, kurse dështojë Efendija.  Për Drenicën shënuan: Geci, Gashi, Limani dhe Hajdari, ndërkaq në radhët e drenicasve dështuan: Haliti, Lushtaku dhe Jashari.

Futboll: Prekazi zëvendëson Maxhunin

Trajneri Luan Prekazi, i cili kohë më parë u larguar nga posti i trajnerit të Hysit, sërish është rikthyer në pozitën e mëhershme.

Prekazi, tani e tutje do ta drejtoj skuadrën e Hysit në vend të Hysni Maxhunit, i cili qysh në janar kishte zëvendësuar Luan Prekazin.

“Prekazi është emëruar në vend të Maxhunit. Kështu ka vendosur kryesia e klubit”, tha sot drejtori sportiv i Hysit, Arbnor Morina. Hysi, në pjesën e dytë të garave që nis të shtunën do të kërkojë titullin e kampionit, pasi tashmë është eliminuar nga garat e Kupës së Kosovës.

Veton Zymberi


busy
komente