HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kosove / Te djelen rifillon kampionati!!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Mars 2010 20:46   pdfShtypEmail

besa._ferizaj_2_0_play_offNesër zyrtarisht pas një pushimi maratonik do të nis pjesa e dytë e garave në elitën e futbollit të Kosovës.

Derbi i javës së parë pranverore do të zhvillohet në “Shahin Haxhiislami”, në Pejë, ku do të ballafaqohen rivalët e vjetër, Besa dhe Prishtina.

Trajneri i pejanëve, Genc Hoxha, kërkon që më fitore ndaj kampionëve në fuqi, Prishtinës, ta nis sezonin pranverore.

“Jemi të përgatitur mjaft mirë për duelin që do ta zhvillojmë ndaj Prishtinës. Kjo ndeshje do të jetë e vështirë dhe e rëndësishme për të dy palët”, ka thënë Hoxha, i cili beson se të përzgjedhurit e tij kanë fuqi të mposhtin Prishtinën.

“Fitorja ndaj Prishtinës, do të rriste motivin tonë për ndeshjet tjera. Jam i bindur se kemi potencial të mundim Prishtinën”, tha Hoxha.

Ndërkohë edhe homologu i tij, Ramiz Krasniqi timonier i Prishtinës, kërkon që ndaj Besës të marr rezultat të favorshëm.

“Ne në Pejë, udhëtojë të përgatitur mirë. Kemi punuar mjaft shumë gjatë përgatitjeve dhe jam i bindur se ndaj Besës, do të kemi paraqitje të mirë”, ka theksuar Krasniqi. Ai ka shtuar se Prishtina, do të shfaq lojë kolektive.

“Ne gjatë përgatitjeve kemi punuar shumë në aspektin e lojës kolektive. Një lojë të tillë do të zbatojmë edhe ndaj Besës. Besoj se do ta marrim rezultatin e dëshiruar në Pejë”, ka thënë Krasniqi.   

 

Xhiroja e 18-të

Të dielën takohen:

Vëllaznimi – Drenica

Besa – Prishtina

Flamurtari – Hysi

KEK-u – Gjilani

Ferizaj – Trepça

Kosova (V)- Liria

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.


Fatmir Bytyçi


busy
komente