HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffaisen Superliga/ Besa - Prishtina 3-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 15 Mars 2010 00:21   pdfShtypEmail

besa._ferizaj_2_0_play_offKampionet ishin nisur për t’u kthyer të pamposhtur nga Peja, por pësuan humbje të lartë me shifrat 3:1 nga Besa e Pejës. Me gjithë kohën e ftohtë, Besën nuk e ka penguar që të shtrijë lojën e vet dhe të dominoi në fushë ndaj kampionit në fuqi. Pejanët pos që shënuan tri gola, edhe dy herë tronditën shtyllën e skuadrës kampione. Prishtina shpëtoi lehtë nga një humbje e lartë nga loja që dëshmoi fortë të mirë Besa, Hysenlekaj në minutën 31-të, pasi del përballë portretit Statovci, ndalet në mënyrë të palejuar brenda 16-shit mysafir. Kasapi shënon nga pika e bardhë. Kjo epërsi e hershme i ka dhënë krahë skuadrës së Besës që të sulmojë edhe më shumë dhe në minutën 44-të, shtojnë epërsinë, kur gabimin e mbrojtjes së Prishtinës, Besnik Krasniqi e shndërron në gol. Edhe në pjesën e dytë lojë e bukur e Besës, ndërsa Prishtina assesi të këndellet. Në minutën 52. Kasapi nga gjuajtja e lirë, gati nga mesi i fushës, gjen Papuqin, i cili e shndërron në gol dhe 3:0. Prishtina golin e nderit e ka shënuar në minutën e 76-të nëpërmjet Ahmetit, i cili realizoi nga penalltia.

Genc Hoxha - Trajner i Beses:  “Jemi përgatitur shumë mirë për këtë edicion, e si rezultat i kësaj është fitorja bindëse kundër Prishtinës. Fituam me meritë të plotë, duke dominuar gjatë tërë kohës në fushë. Futbollistëve të mi u uroj për angazhimin dhe fitoren, ndërsa futbollistëve nga kryeqendra u dëshiroj suksese në garat e mëtejme”

Ramiz Krasniqi - Trajner i Prishtines: “Futbollistët e mi befasuan me lojë të dobët. Ndonëse jemi përgatitur mirë, por dështuam dhe për këtë jam habitur edhe unë. Mendoj se në mesin e fushës nuk treguam lojë të duhur. Pejanët fituan me meritë, prandaj ua uroj këtë fitore”.

 


busy
komente