Raiffaisen Superliga / Flamurtari-Hysi 0-0 | ||||
|
"Kuqezinjtë” e Prishtinës dhe skuadra nga Merdara, pavarësisht se nuk ia dolën të shënojnë asnjë gol, megjithatë më lojën që shfaqen në terren arsyetuan epitetit e ndeshjes derbi, duke kënaqur rreth 500 shikues sa ishin të pranishëm në këtë takim Flamurtari dhe Hysi në derbin e Javës së 18-të të Raiffiesen Superliga e Kosovës në Futboll, kanë luajtur pa gola të dielën në “Xhemail Ibishi”. “Kuqezinjtë” e Prishtinës dhe skuadra nga Merdara, pavarësisht se nuk ia dolën të shënojnë asnjë gol, megjithatë më lojën që shfaqen në terren arsyetuan epitetit e ndeshjes derbi, duke kënaqur rreth 500 shikues sa ishin të pranishëm në këtë takim. Ishte skuadra mysafire e para që rrezikoj portën e nikoqirëve nëpërmjet Bashkim Ahmetit (17), i cili godet bukur më koke, por topi shkon skaj shtyllës pingule. Pas vetëm katër minuta lojë Artan Gashi i Flamurtarit, kalon portierin, mirëpo më kohë ndërhyn Papuqi duke shpëtuar rrejtën e Hysit. Vendësit rrezikuan edhe në minutën e 24-të, por Gjonbalaj nuk ishte precize në gjuajtjen e tij më kokë. Më ritëm të njëjtë ka nisur edhe fraksioni i dytë i lojës. Elhami Berisha (65), godet bukur, por portieri Fejza, më mund të madh e dëbon topin. Rastin më të mirë në këtë ndeshje e kishte sulmuesi i “kuqezinjve”, Artan Gashi (67), kur pas një “kiksi” të Papuqit, Gashi kalon edhe portierin mysafire, mirëpo në momentin kur pritje topi në rrjetë, ai humb koncentrimin dhe nuk ia del që ta çon topin në portë. Jusuf Tortoshi - trajner i Flamurtarit: “Pjesërisht jam i kënaqur më lojë. Ne treguam lojë të mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë nuk ditëm t’i shfrytëzojmë dy raste, veçmas Gashi, pati rast ideal. Mendoj se barazimi është epilog real i ndeshjes”. Luan Prekazi - trajner i Hysit: “Ne repartin e mbrojtjes kemi zhvilluar lojë të mirë. Patëm rastet tona që nuk i shfytëzuam. Realisht rezultati i takimit është pasqyre e lojës që shfaqen të dy ekipet”.Fatmir Bytyçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3085 |