HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Mentor Zhdrella provohet në Kroaci
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 17 Mars 2010 16:53   pdfShtypEmail

mentor_zhdrellaFutbollisti më i mirë për vitin 2009, Mentor Zhdrella, pas përfundimit të kampionatit do të provohet në një skuadër elitare të kampionatit kroat. Këtë lajm e ka konfirmuar mesfushori, i cili është i bindur se ka cilësi për t’u përshtatur në futbollin e Kroacisë.

“Është e vërtetë se jam në kontakt me një skuadër të Ligës së Parë të Kroacisë. Atje, pas përfundimit të kampionatit, do të shkoj për prova. Mendoj se kam cilësi t’i kaloj provat dhe të luaj në një kampionat të fortë siç është ai i Kroacisë”, ka thënë Mentor Zhdrella.

Kapiteni i skuadrës nga Merdara për shkak të lëndimit ka munguar në takimin e parë të stinorit pranveror. Ai dje (e martë) ka filluar të stërvitet, dhe shpreson që shumë shpejt do të jetë në dispozicion të trajnerit Luan Prekazi.

“Më ka mbetur merak që nuk luajta në takimin e parë. Skuadra luajti mirë, por fati na mungoj. Sot do të filloj të stërvitem dhe besoj se shumë shpejt do të jam i gatshëm t’i ndihmoj skuadrës”, ka shtuar ai.

Mesfushori, që është kapiten dhe lider i skuadrës së Hysit, në stinorin vjeshtor ka shënuar nëntë gola.

Veton Zymberi


busy
komente