HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Faton Zejnullahu i kenaqur me ekipin
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 29 Gusht 2009 15:16   pdfShtypEmail

faton_zejnullahuSulmuesi i Flamurtarit, Faton Zejnullahu, ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatet e arritura të skuadrës së tij në fillim të këtij edicioni të garave.

“Kuqezinjtë” e Prishtinës kanë arritur t’i mbledhin katër pikë në dy takimet e këtij sezoni duke mundur Ferizajn dhe duke marrë një pikë në udhëtim ndaj KEK-ut. Zejnullahu, që me golin e tij ndaj KEK-ut i siguroi një pikë Flamurtarit, thotë se nuk ka pritur një fillim kaq të mirë të ekipit të tij. Megjithatë, sipas tij, nuk është rastësi ky start i mirë, sepse, sipas Zejnullahut, Flamurtari është skuadër solide.

“Bazuar në dy ndeshjet që kemi zhvilluar, ku kemi arritur një fitore dhe një barazim, jam i lumtur me fillimin pozitiv të këtij sezoni. Të them të drejtën nuk kam pritur një fillim kaq të mirë, ani pse nuk janë befasi rezultatet e arritura, sepse kemi skuadër cilësore”, ka thënë Zejnullahu.

Sipas tij, skuadra e tij do ta vazhdojë rrugën e fitoreve. Ai pohon se synimi i Flamurtarit është plasmani sa më i lartë në renditjen tabelore.

“Rruga e fitoreve do të vazhdojë edhe në takimet e radhës. Objektiv i skuadrës sonë është plasmani sa më lart në renditjen tabelore. Besoj se me formën që po kalojmë, por pa harruar fondin e mirë të lojtarëve që kemi në dispozicion, do t’i arrijmë qëllimet e klubit”, ka theksuar Zejnullahu.

Skuadra nga “Xhemail Ibishi”, Flamurtari, ballafaqimin e radhës e zhvillon para publikut të vet, ku do të takohet me Vëllaznimin, kjo e fundit mundi bindshëm 6-1 Gjilanin javën e kaluar. Sipas Zejnullahut, skuadra e tij do ta marrë trepikëshin e radhës. Ai thotë se Vëllaznimi ka skuadër të mirë, por pikët do të mbesin në Flamurtar.

“Sfida e radhës ndaj Vëllaznimit aspak s’do të jetë e lehtë, kur dihet fakti se gjakovarët kanë skuadër të mirë, por ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe se, po kalojmë në një formë të mirë, prandaj jam i bindur se do ta mposhtim Vëllaznimin”, ka thënë Zejnullahu, i cili ka shtuar se “futbolli ka nisur të lëvizë pozitivisht”.

“Në këtë edicion po shihet se po luhet futboll më i mirë, sepse shumica nga skuadrat e elitës janë përforcuar mjaft shumë. Ajo që gëzon më së shumti është fakti se edhe shikueshmëria është rritur, prandaj e them me përgjegjësi se futbolli ka nisur të lëvizë pozitivisht”, ka përfunduar Zejnullahu.


Fatmir Bytyçi


busy
komente