HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Genc Hyseni / Kroacia dhe Ukraina synimet e mija!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 21 Mars 2010 16:14   pdfShtypEmail

lajme_shkurt_kosova_487325333Qëndrimi i sulmuesit kosovar, Genc Hyseni, në skuadrën e Teteksit është shumë i vështirë, pasi sulmuesi korpulent synon të transferohet në një ligë më të fortë se ajo e Maqedonisë.

Hyseni ka thënë se, me gjithë faktin se skuadra aktuale ka synime të mëdha, liga kroate dhe ajo ukrainase vazhdojnë të mbesin pikësynime të tij.

“Edhe pse skuadra e Teteksit ka synime të mëdha, nuk besoj se do të qëndroj më shumë sesa kam kontratë. Sponsori i kësaj skuadre është menaxher i zoti. Ai është duke punuar që unë të provohem në një skuadër të ligës së parë të Kroacisë dhe një të Ukrainës”, ka thënë Genc Hyseni.

Sulmuesi me prejardhje nga Ferizaj ka bërë me dije edhe një fakt tejet interesant, se është shumë lehtë të depërtohet nga Maqedonia për në ligat e tjera, kurse nga Shqipëria shumë më vështirë.

“Jam larguar nga futbolli shqiptar pasi është vështirë të kalohet në një ligë tjetër. Në Shqipëri ka më shumë dallavere, ndërsa nga Maqedonia është shumë më lehtë të gjesh angazhim në një ligë cilësore”, ka shtuar ai.

Veton Zymberi


busy
komente