HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Artan Gashi : Flamurtari i hyn valles per titull
nga AlbaniaSoccer   E martë, 23 Mars 2010 12:59   pdfShtypEmail

flamurtari-prishtinaSulmuesi i skuadrës së Flamurtarit, Artan Gashi, një ditë pas fitores së Flamurtarit në Gjilan, ka thënë se kjo fitore i ka hapur rrugën drejt titullit të kampionit skuadrës “kuqezi”.

“Skuadra e Gjilanit ka një skuadër të fortë, por ne me një lojë kolektive dhe me një angazhim të madh arritëm t’i marrim tri pikë mjaft të vlefshme. Edhe pse ne nuk synojmë me çdo kusht të shpallemi kampionë, kjo fitore na ka hapur rrugën drejt titullit të kampionit”, ka thënë Artan Gashi, i cili ishte autor i golit të tretë për skuadrën e Jusuf Tortoshit.

Në takimin e radhës skuadra nga kryeqyteti do të përballet me skuadrën e Trepçës nga Mitrovica, por, sipas Gashit, fitorja është e vetmja alternativë për këtë takim.

“Nuk do të jetë lehtë, por ne do të shënojmë fitore në këtë takim. Në pranverë jemi duke luajtur mirë. E kemi merituar të fitojmë edhe në takimin e parë kundër Hysit, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka shtuar ai.

Mungesa e Zejnullahut nuk po vërehet

Sulmuesi Artan Gashi është ndalur të flasë edhe për largimin e sulmuesit kryesor të skuadrës së Flamurtarit, Faton Zejnullahu. Gashi ka shprehur mendimin se mungesa e kapitenit nuk është duke u vërejtur të paktën në dy takimet e para.

“Thënë të drejtën nuk është duke u vërejtur mungesa e Fatonit, të paktën në këto dy javët e para. Mendoj se nuk do të vërehet as në takimet e radhës”, ka shtuar Gashi.

Skuadra e Flamurtarit, pas xhiros së nëntëmbëdhjetë, renditet në pozitën e tretë me 31 pikë.

Veton Zymberi


busy
komente