Raiffeisen Superliga / Ferizaj - Kosova (V) 1-0 | ||||
|
Ferizaj ka arritur nje fitore minimale me rezultat 1:0 duke mundur Kosovën e Vushtrrisë, në kuadër të javës së 20-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Pjesa e parë e ndeshjes ishte në tërësi e barabartë, ndonese era e forte e veshtiresoi deri diku lojen. Sulmuesit vendas u munduan përmes kundërsulmeve të shënonin golin e epërsisë, mirëpo kjo nuk ndodhi sepse gjuajtjet e Sylës,Topallit, Halitit, etj. nuk ishin të sakta drejt portës së portierit mik. Rasti me i paster ishte ai i Syles ne minuten e peste por i pankroketizuar. Në minutën e 35-të, Shpend Gashi pati rast ideal për të shënuar, por dështoi nga afërsia. Vushtrriasit gati shënuan në minutën e 36-të kur Zuqaku nga afër nuk arriti të mposht portierin Afrim Ajdini. Në pjesën e dytë, në minutën e 53-të Topalli dhe Sadriu kombinuan perpara portës së Kosovës, ndërsa mbrojtësi Izmaku me mund largoi topin, por deri të futbollisti rival, Abdyl Haliti, i cili pasi kaloi një mbrojtës arriti të shënoi një gol të bukur dhe 1:0. Dy-tre minuta më vonë tre futbollistët e Ferizajt në pozitën ideale për të shënuar gol, por mosmarrëveshjet mes vete dhe rasti shkoi huq. Ferizaj-Kosova (V) 1:0 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3615 |