HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Haxhi Zeka: Gjyqtari na dëmtoj
nga AlbaniaSoccer   E premte, 02 Prill 2010 16:06   pdfShtypEmail

haxhi_zekaKapiteni i skuadrës së Besës, Haxhi Zeka, ka hedhur akuza në drejtim të gjyqtarit anësor për anulimin e golit të shënuar në pjesën e dytë të takimit në ndeshjen derbi të Javës së 21-të në mes të Trepçës dhe Besës.

“Ka qenë një lojë e fortë. Kam pritur se do të ndikojë referimi, dhe ashtu doli. Skuadra e Trepçës na bëri një mikpritje të mirë, por gjyqtari anësor na dëmtoi, anuloi golin e shënuar. Unë isha aq i sigurt për pozicion të rregullt saqë festova golin për tre minuta. Ende jam i habitur për anulimin e golit”, ka thënë Haxhi Zeka, i cili ka lavdëruar gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

“Gjyqtari kryesor e ka drejtuar takimin për mrekulli, por sikur gjyqtari anësor të mos na dëmtonte, ne do t’i ishim afruar Trepçës vetëm në dy pikë”, ka shtuar ai.

“Ikona” e skuadrës pejane është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura nga skuadra e tij në stinorin pranveror, ndërsa ka parashikuar se skuadra e Besës do të shpallet kampione.

“Jemi duke luajtur mirë dhe diferenca e pikëve nuk është e madhe. Mendoj se jemi skuadra më favorite për t’u shpallur kampione”, ka shtuar Zeka.

Pavarësisht se skuadra e Besës ka rikthyer në skuadër disa ish-futbollistë të “armatës” së vjetër, Haxhi Zeka vazhdon të mbetet lojtari kryesor i skuadrës edhe në këtë kampionat.

Veton Zymberi


busy
komente