HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga / KEK-u - Ferizaj 2-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 04 Prill 2010 17:20   pdfShtypEmail

keku-drenica 6-0Dy golat e sulmuesit Berat Grabovci i kanë mjaftuar KEK-ut që të marrë tri pikë në përballje me skuadrën e Ferizajt të dielën në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot.

Vendasit e filluan me mirë takimin duke rrezikuar që në minutën e (7), ishte mesfushori Festim Krasniqit ai që harkoj në zonë e rreptësisë dhe goditjen me kokë të Kodraliu e ndali për mrekulli Hajdini. “Elektricistët” nuk u ndalën duke atakuar portën kundërshtare, por Krasniqi, Bajrami dhe Kodraliu nuk ishin të sakët. Epërsia për djelmoshat e Bylbyl Sokolit erdhi në minutën e (38), kur Bajrami e shërben për mrekulli Grabovcin i cili nga afërsia nuk e kishte të vështirë të plasonte topin në rrjetë. Mysafirët kishin mundur të shkojnë në pushim me barazimin, por Topalli, Sadriu dhe Gashi nuk i shfrytëzuan rastet e treguara.

Edhe në pjesën e dytë skuadra vendase ishte me e mirë dhe në minutën e (60), sulmuesi në top formë, Berat Grabovci dyfishoj epërsinë. Një minutë me vonë sikur të ishte me i vëmendshëm mesfushori Valon Bajrami ka mundur shumë lehët të shënoj golin e tretë për skuadrën e tij.

Në minutën e (80) skuadra vendase mbeti me një futbollistë me pak, pasi Blakqorri ndërhyri në mënyre të palejuar në Haxhimusën. Ashtu sikurse Blakqorri edhe Gramos Tafën u ndëshkua me kartonë të kuq, pas një ndërhyrje në shënuesin Grabovci. 


Deklaruan pas lojes:

 

Bylbyl Sokoli, trajner i KEK-ut: “Një fitore e vështir, por shumë e rëndësishme. KEK-u tash duhet të mobilizohet që të jetë me e sigurt për takimet e radhës”.

Arsim Abazi, trajner i Ferizajt: “Nuk kam folur me herët për referim, por kësaj radhe nuk mund e le pa përmendur kartonin e kuq. Në fakt faulli ishte për ne, dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq futbollistin tonë. Kështu shkatërrohet futbolli i bukur të cilin të gjithë po e kërkojmë”.

Stadiumi “Agron Rama” Kastriot

Shikues mbi 300

Gjyqtarë: P. Osmani, F.Agrebashi, F. Berisha.

Kartonë të verdhë: Burim Shabani (Fer).

Kartonë të kuq: Blakqorri (KEK), Tafa (Feri).

KEK-u: Behar Blakqorri, Fidan Hasani, Naim Kodraliu, Festim Krasniqi (Ilir Avdyli), Afrim Visoka, Mensur Simnica, Visar Zogiani, Valon Bajrami (Driton Dedinca), Imri Ajvazi, Berat Grabovci, Virtyt Hashani (Kastriot Rexha).

Ferizaj: Afrim Hajdini, Bujar Shabani, Burim Shabani, Milaim Hasani, Gramos Tafa, Labinot Lubishtani (Arber Ramadani), Avdyl Haliti (Liridon Spahia), Fitim Sadriu (Besfort Sopa), Sherif Topalli, Shpend Gashi, Betim Haxhimusa.  

 
Veton Zymberi


busy
komente