Elvis Osmani: Trepça eshte pretendente | ||||
|
Kapiteni i Trepçës nga Mitrovica, Elvis Osmani, ka thënë se është i kënaqur me fitoren e radhës që ka arritur skuadra e tij ndaj Gjilanit. “Xehetarët†në udhëtim kanë mundur bindshëm 3-0 Gjilanin. Kjo është fitorja e tretë radhazi e mitrovicasve në këtë edicion. “Ikona†e Trepçës, Elvis Osmani, ka thënë se skuadra e tij ka potencial ta mposhtë cilindo skuadër në Kosovë. Ai beson se rruga e fitoreve do të vazhdojë edhe në takimet e radhës. “Jam i kënaqur me fitoren e arritur në Gjilan. Kemi shfaqur lojë të mirë dhe se, fitorja është e pakontestueshme, sepse kemi qenë në çdo aspekt më të mirë se gjilanasitâ€, ka thënë Osmani. “Rruga e fitoreve nuk mbaron në Gjilan. Pas fitores së tretë në këtë sezon, motivi në radhët tona është edhe më i madh dhe se, seria e fitoreve do të vazhdojë edhe në ndeshjet e radhësâ€. Kreatori i lojës së Trepçës, Elvis Osmani, ka pohuar se skuadra e tij ka fond të pasur të lojtarëve. Sipas tij, Trepça do ta ketë fjalën kryesore në këtë kampionat. “Realisht s’kam pritur që do të arrijmë tri fitore radhazi në këtë edicion, mirëpo kjo është arritur me plot meritë, sepse vërtet kemi fond të pasur të lojtarëve. Me fondin që kemi në skuadër, do të jemi kandidatë potencialë që të stolisemi me titullin e kampionesâ€, ka thënë Osmani, i cili ka shtuar se “Trepçën e presin edhe shumë sfida për të ardhur te synimet e klubitâ€. “Mendoj se në garën për titull të kampiones do të jenë Trepça, Liria, Hysi e Prishtina. Do të zhvillohet një garë e vështirë në mes të këtyre ekipeve, por besoj se ne kemi fuqi ta arrijmë titullin e kampionesâ€, ka përfunduar Osmani. Fatmir Bytyçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5610 |