KEK-u / Mehmet Dragusha dhe Arsim Plepolli “aterrojnë” në Kastriot ! | ||||
|
Skuadra e KEK-ut ka arritur marrëveshje me Mehmet Dragushën dhe Arsim Plepollin ka njoftuar Istref Klinaku, kryetari i KF KEK-ut. “Kemi arritur marrëveshje me Mehmet Dragushën dhe Arsim Plepollin deri në fund të këtij kampionati. Plepolli është këtu, kurse Dragusha do të vijë të martën, pasi ka për t’i kryer edhe disa obligime familjare”, ka thënë Istref Klinaku. Mesfushori arsim Plepolli në stinorin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës së Drenicës, kurse gjatë afatit kalimtar u transferua te skuadra iraniane Aluminium Hormozgan, ndërsa ish-mesfushori i kombëtares shqiptare ka qenë së fundi pjesë e skuadrës së TuS Dietkirchen, që bën gara në kategorinë e shtatë të Gjermanisë. Skuadra e KEK-ut aktualisht renditet në pozitën e pestë me 34 pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3370 |