HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
KF Hysi / Gjobitet dhe pezullohet Bashkim Ahmeti
nga AlbaniaSoccer   E martë, 06 Prill 2010 09:41   pdfShtypEmail

2_ahmeti_856248954Mbrojtësi Bashkim Ahmeti është suspenduar deri në fund të stinorit nga skuadra e Hysit, si dhe është dënuar me një shumë të konsiderueshme të hollash. Këtë lajm e ka konfirmuar Arbnor Morina, drejtor sportiv i KF Hysit. “Po, është e vërtetë se e kemi dënuar Bashkim Ahmetin me një shumë të hollash si dhe e kemi suspenduar deri në përfundim të këtij kampionati. Ahmetin e kemi informuar para ndeshjes me Vëllaznimin. Kjo ka ardhur për shkak të sjelljeve të pahijshme që bëri mbrojtësi para dhe gjatë takimit me Prishtinën”, ka thënë Morina, i cili ka bërë me dije se do të bisedohet me mbrojtësin vushtrrias pas përfundimit të kontratës.“Kontrata e tij me Klubin e Hysit është deri në qershor, pastaj do të ulemi dhe të bisedojmë për të ardhmen”, ka shtuar ai. 

Ahmeti: Nuk e kam merituar 

Ndërsa mbrojtësi Bashkim Ahmeti është shprehur i bindur se nuk e ka merituar të dënohet e as të suspendohet nga skuadra e Hysit, pasi gjithmonë sukseset e Klubit të Hysit kanë qenë në rend të parë. Ai ende nuk ka vendosur se a do ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Luan Prekazit. Kontrata aktuale i përfundon në muajin korrik.“Nuk e kam merituar të suspendohem e as të dënohem. Që tri vjet jam pjesë e skuadrës së Hysit dhe gjithmonë jam munduar ta jap maksimumin për sukseset e kësaj skuadre. Pas rrethanave të fundit do ta shqyrtoj mundësinë se a do të vazhdoj përsëri me këtë klub”, ka thënë Ahmeti. Mbrojtësi me prejardhje nga Vushtrria ka qenë pjesë e formacionit bazë në kohën kur skuadra e Hysit triumfoi në garat e Kupës, kurse më herët ai ka luajtur edhe për Prishtinën, “Ramiz Sadikun” dhe 2 Korrikun.

Veton Zymberi


busy
komente