Genc Hoxha: Besa mund te perserise sukseset e dikurshme! | ||||
|
Klubi i Futbollit Besa është duke treguar superioritet në stinorin pranveror, pasi ende nuk ka pësuar asnjë humbje dhe diferencën e pikëve me skuadrën kryesuese e ka shkurtuar në vetëm dy pikë. Trajneri i kësaj skuadre, Genc Hoxha, është optimist se djelmoshat e tij mund të vazhdojnë të luajnë me të njëjtin ritëm edhe në takimet e radhës. “Ne do të mundohemi të luajmë me të njëjtin ritëm edhe në takimet e ardhshme. Jam optimist se seria e rezultateve pozitive nuk do të ndalet. Ajo çka është për t’u lavdëruar, është se në mesin e futbollistëve nuk ka vetëkënaqësi, edhe pse jemi të motivuar që të vazhdojmë me paraqitje të tilla deri në fund të kampionatit”, ka thënë Genc Hoxha. Tekniku gjakovar, që vite më parë arriti të tregojë superioritet me skuadrën pejane, duke u shpallur tri herë radhas kampion, ka thënë se është koha që Besa t’i përsërisë sukseset. Ndërsa ka kërkuar fitore në takimin e radhës kundër Prishtinës. “Është koha t’i përsërisim sukseset e mëhershme. Takimi i radhës me skuadrën e Prishtinës do të jetë i vështirë, por pres fitore nga ky takim”, ka shtuar Hoxha. Skuadra e Besës aktualisht renditet në pozitën e dytë me 36 pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2867 |