HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Flamurtari - Gjilani 3:2 (1:0)
nga AlbaniaSoccer   E diel, 11 Prill 2010 21:56   pdfShtypEmail
Flamurtari_gjilaniGjilani bie edhe në “Xhemail Ibishi”

Prishtinë, 11 prill - Skuadra e Gjilanit, pas humbjes ndaj Prishtinës, një javë më parë në kryeqytet, ka humbur edhe sfidën ndaj Flamurtarit të dielën në “Xhemail Ibishi”, duke rrezikuar seriozisht statusin e anëtarit të elitës së futbollit të Kosovës.

Flamurtari dhe Gjilani, sprovuan forcat në kuadër të Javës së 23-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës.

Dygolëshi i sulmuesit Artan Gashi dhe një gol i Malsor Gjonbalajt, i kanë siguruar trepikëshin “kuqezinjve” në duel më Gjilanin.

Futbollistët mysafire mirë e nisen ndeshjen duke kontrolluar lojën për më shumë se gjysmë ore loje, mirëpo një tollovi e krijuar brenda 16 metërshit të Gjilanit,e shfrytëzoi mire sulmuesi Gashi (38), i cili nga afria sjell në epërsi Flamurtarin prej 1:0. Gjilanasit gjatë pjesë se parë patën dy raste të mira, por që dështuan Gjika (15) dhe Preniqi (30). Në fund të kësaj pjesë Marniku i vendësve ka mundur të shtoj epërsinë e skuadrës së tij, por ai dështoi nga pozita ideale.

Në fraksionin e dytë të lojës, futbollistët e të dy skuadrave zhvilluan lojë më të hapur më shumë raste për shënim si dhe katër gola të shënuara. Përpjekjet e mysafirëve për të barazuar rezultatin i zbehu Gjonbalaj (65), kur shënoi një gol diskutabil, për faktin se goditja e tij fillimisht qëlloi shtyllën transversal, e më pas sipas gjyqtarit Gashi, topi ka kaluar vijë fatale të portës duke shtuar epërsinë e Flamurtarit prej 2:0. Edhe pas këtij goli u zhvillua lojë e bukur dhe në skenë sërish del sulmuesi vendës Gashit (78), i cili shënon golin e dytë dhe të tretin për ekipin e tij. Ndryshe, gjilanasit pas shumë orvatjeve ia dolën që nëpërmjet rezervistit Ridvan Uka (84), të zbusin avantazhin e Flamurtarit prej 1:3, kurse Ismet Ramushi (84), nga penalltia të shënojnë golin e dytë për mysafirët, gol ky që ishte shumë i vonshëm për të nxjerr rezultat të favorshëm në këtë takim.

Deklaruan pas lojës:

Jusuf Tortoshi, trajner i Flamurtarit: “Krijuam shumë raste shënimi. Kemi mundur të shënojmë më shumë gola. Fitorja është plotësisht e merituar. Tash na mbetet të shkojmë më tutje”.

Muharrem Sahiti, trajner i Gjilanit: “Mirë e nisem lojën. Goli i pësuar na prishi lojën tonë. Nuk jam i kënaqur më përforcimet. Pas kësaj humbje jemi futur në krize edhe më të thellë”.

Flamurtari - Gjilani 3:2

Stadiumi i Flamurtarit

Shikues: Rreth 300

Gjyqtarë: Hajdari, Ahmeti, Gashi

KV: Ukzmalaj, Marniku (Flamurtari)

KK: Sejdiu (Flamurtari)

FLAMURTARI: Muhamet Osmani, Desaret Dervishi, Milaim Humolli, Alban Ukzmalaj, Agon Sylejmani, Pren Marniku (Qëndrim Sejdiu), Malsor Gjonbalaj (Shemsi Osmani), Valon Bajgora, Artan Gashi, Labinot Jetullahu, Bexhet Govori (Faton Cecelija).

GJILANI: Enver Sermaxhaj, Sabri Osmani, Drilon Berisha, Alban Hyseni, Besmir Gjika, Petrit Preniqi, Igor Taleski, Muhamet Dragusha (Ridvan Uka), Xhevdet Muji, Dragan Stojanovski (Ismet Ramushi), Jiseke Chijoke (Florim Murseli).

Shenues:Gashi (38, 78),Gjonbalaj (65) per Flamurtarin,Uka (84),Ramushi (90 +3 pen)

Fatmir Bytyci


busy
komente