HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Trajneri gjilanas mendon se te mërkurën do të qartësohen shumë gjëra
nga AlbaniaSoccer   E martë, 13 Prill 2010 22:42   pdfShtypEmail

Muhamet_sahiti_“SHPËTIMTARI” SHPRESON

Muharrem Sahiti e braktisi Gjilanin në afatin kalimtar të verës, por nuk shkoi shumë kohë dhe drejtuesit e Gjilanit vendosën ta rikthejnë në krye të skuadrës dhe ai ta bartë barrën kryesore në luftën për mbijetesë.

Tash kur kanë  mbetur edhe dhjetë xhiro, “Shpëtimtari” i Gjilanit beson se skuadra e tij nuk do të largohet nga Raiffeisen Superliga. Ndërsa rikthimi i sulmuesit Liridon Hasani mund të jetë një rikthim sensacional

Prishtinë, 13 prill - Drejtuesit e skuadrës së Gjilanit nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga elita e futbollit të Kosovës, pavarësisht se kjo skuadër zë vendin e fundit në renditjen tabelore me 18 pikë të tubuara. Kështu ka bërë me dije trajneri Muharrem Sahiti. Edhe dhjetë xhiro janë për t’u zhvilluar, kështu që këto i japin shpresë teknikut që skuadra e tij e zëmrës të mos largohet nga Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Ndërsa takimin që do të zhvillohet në mesjavë kundër skuadrës së Lirisë e ka quajtur vendimtar.

“Vështirë do të jetë, por nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi. Janë pa u zhvilluar edhe dhjetë xhiro, që bëjnë tridhjetë pikë. Derisa të ekzistojnë gjasat teorike e praktike, ne do të luftojmë për mbijetesë. Takimi i radhës kundër Lirisë është vendimtar për skuadrën tonë. Vetëm fitorja na mban në luftë për t’i shpëtuar largimit nga Superliga. Çdo rezultat tjetër për ne do të jetë katastrofal”, ka thënë Muharrem Sahiti, i cili në emër të klubit ka kërkuar nga tifozët e skuadrës që ta mbushin stadiumin dhe të përkrahin në maksimum, pasi është koha e fundit që kjo skuadër t’u rikthehet fitoreve.

Drejtuesit e skuadrës, pas rezultateve të dobëta, e kishin rikthyer në skuadër Muharrem Sahitin, pasi e shihnin si shpëtimtarin e vetëm të kësaj skuadre. Sahiti ende është optimist se në fund të kampionatit mund të shpallet shpëtimtar i skuadrës së zëmrës.

“Unë kam premtuar detyrën në situatë të vështirë. Skuadra ishte e fundit me vetëm dhjetë pikë të tubuara, kurse edhe fondi i futbollistëve nuk ishte i kënaqshëm. Mirëpo, si njeri i Gjilanit dhe i klubit, pranova. Përforcimet u bënë me vonesë dhe pak të imponuara, pasi nuk kishte futbollistë të lirë. Jam optimist edhe nga natyra. Mendoj se do të arrijmë të mbesim në Superligë”, ka shtuar Sahiti.

Lajm i mirë  për teknikun do të jetë edhe rikthimi i sulmuesit kryesor, Liridon Hasani, në formacionin e skuadrës.

Veton Zymberi



busy
komente