Futboll / Sulmuesi i Prishtinës, Astrit Fazliu, është duke u rikuperuar me sukses nga lëndimi | ||||
|
Fazliu rikthehet pas dyjavësh “Para dy ditësh e kam hequr gipsin. Kam filluar të eci. Mjekët më kanë thënë se pas dy javësh mund të rikthehem në trening. Shpresoj të shërohem sa më shpejt dhe t’i ndihmoj skuadrës në takimet e mbetura”, ka thënë Astrit FazliuPrishtinë, 14 prill - Sulmuesi i rrezikshëm, Astrit Fazliu, është duke u rikuperuar me sukses nga lëndimi që pësoi në takim kundër Gjilanit. Rikthimi i tij pritet të ndodhë pas dy javësh. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë sulmuesi, i cili mezi po pret të rikthehet në formacionin e skuadrës kampione. “Para dy ditësh e kam hequr gipsin. Kam filluar të eci. Mjekët më kanë thënë se pas dy javësh mund të rikthehem në trening. Shpresoj të shërohem sa më shpejt dhe t’i ndihmoj skuadrës në takimet e mbetura”, ka thënë Astrit Fazliu, i cili kishte të lënduar ligamentet e këmbës së djathtë. Sulmuesi Fazliu konsiderohet një nga sulmuesit kryesor te skuadra kampione duke dhënë kontribut të çmueshëm në sukseset e skuadrës së Prishtinës. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2938 |