Futboll / Aktuale në KF Hysi | ||||
|
Bylbyl Sokoli në Merdar? Prishtinë, 16 prill - Drejtuesit e Klubit të Futbollit Hysi janë hedhur në “gjah” për ta gjetur zëvendësimin e Luan Prekazit. Ata janë shumë të interesuar që në krye të skuadrës ta angazhojnë strategun Bylbyl Sokoli, që aktualisht është trajner i KEK-ut. Këtë lajm e ka bërë të ditur një burim brenda klubit nga Merdara. “Kryesia e klubit është e interesuar që Bylbyl Sokoli ta marrë drejtimin e skuadrës. Ndërsa këto ditë janë duke u zhvilluar bisedime për arritjen e një marrëveshje”, ka thënë burimi në fjalë. Ndërsa teknikun Bylbyl Sokoli, nuk e ka pranuar e as mohuar kontaktin me drejtuesit e KF Hysi. Ndërsa ka bërë me dije se kontrata me skuadrën e KEK-ut është deri në fund të këtij kampionati. “Nuk mund të mohoj e as pohoj se jam kontaktuar nga skuadra e Hysit. Unë jam trajner i KEK-ut dhe kam marrëveshje me këtë skuadër deri në fund të këtij edicioni. Sigurisht se do ta respektoj. Mund të largohem vetëm nëse skuadra e KEK-ut arrin marrëveshje me ndonjë skuadër”, ka thënë Bylbyl Sokoli. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2354 |