HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga: Trepca-Drenica, trajneret respektive jane optimiste!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Prill 2010 12:50   pdfShtypEmail

trepca_prishtina_0_0Kryesuesi i renditjes tabelore, Trepça, pas humbjes ndaj Prishtinës, javën e kaluar, të dielën në “Adem Jashari’, do të kërkojë pikët maksimale.

Trepça dhe Drenica, do të ballafaqohen të dielën në kuadër të Javës së 25-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. “Xehetarët” që i prijnë tabelës më 41 pikë të tubuara, dy më shumë se Flamurtari (39), ndaj drenicasve kërkojnë trepikëshin e plot. Trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu dy ditë para duelit më Drenicën, ka thënë se skuadra e tij tashmë nuk guxon ta gabojë, veçmas kur luan në shtëpi të vet. Sejdiu thotë se vetëm më fitore mbahet vendin e parë në renditjen tabelore.

“Ne nuk guxojmë tani e tutje të gabojmë në asnjë ndeshjes, sidomos në ato takim kur luajmë para publikut tonë. Jemi të përgatitur mirë dhe se, ndaj Drenicës, synojmë të marrim pikët e plota, në mënyrë që të mos rrezikojmë kreun e tabelës”, ka thënë Sejdiu. Ai ka pohuar se humbja ndaj Prishtinës, nuk ka ndikuar aspak në atmosferën e mirë në klub. Sipas tij, gabimet e lëshuar në duel më Prishtinën, nuk do të përsëritën më.

“Pas humbjes ndaj Prishtinës, ne kemi analizuar mirë gabimet tona dhe se, ato gabim do të mundohemi që në takimet e radhës të mos përsëritën. Në humbjen ndaj Prishtinës, ka ndikuar edhe fusha e papërshtatshme, mirëpo tashmë jemi të orientuar për duelin e radhës. Të gjitha jemi të mobilizuar mjaft mirë që të arrijmë fitore ndaj Drenicës”, tha Sejdiu.    

 

Lushtaku: Në Mitrovicë, nuk udhëtojmë më flamur të bardhë

 

Ndërkohë edhe homologu, i Sejdiut, Tahir Lushtaku trajner i Drenicës, është shprehur optimist se të përzgjedhurit e tij do të marrin rezultat pozitiv në duel më Trepçën. Sipas tij, Trepça, ka skuadër cilësore më lojtar që kanë emër në futbollin e Kosovës, por Lushtaku, thotë se skuadra e tij në Mitrovicë, nuk do të udhëtojë më flamur të bardhë.

“Natyrisht se pas fitores ndaj Besës, motivi në skuadrën tonë është rritur dhe se, tashmë jemi të gatshëm edhe për sfidën ndaj Trepçës, skuadër kjo që është lidere e tabelës dhe që në ekip ka futbollist të shquar të futbollit tonë. Ne në Mitrovicë, nuk udhëtojmë më flamur të bardhë”, ka thënë Lushtaku, i cili ka shtuar se edhe në Mitrovicë, do të kenë përkrahjen e tifozëve të tyre.

“Ne në çdo ndeshje kemi përkrahjen e madh të tifozëve tonë, kjo u pa edhe në takim më Besën. Tifozët vërtet po na mbështesin fuqishëm në çdo ndeshjes. Besoj se përkrahja e tyre nuk do të mungoj as në Mitrovicë dhe se, përkrahjen e tyre jam optimist se arrijmë rezultat të favorshëm edhe ndaj Trepçës. Dhe më një barazim do të isha i kënaqur”, ka thënë Lushtaku.  

 

Fatmir Bytyci


busy
komente