"Super" Fazliu shpëton kryeqytetasit | ||||
|
Një gol i sulmuesit më të rrezikshëm të skuadra kampione, Ballafaqim ndërmjet Prishtinës dhe KEK-u, ka dhënë një lojë mesatare, madje shpesh herë të dy skuadrat shfaqen lojë të bukur më aksione të mira. Ishin “elektricistët†të parët që nëpërmjet Zoganit rrezikuan portën e vendësve, por goditjen e tij portieri Statovci e dëboi më sukses. Fazliu i Prishtinës, në minutën e fundit të pjesës së parë rrezikoi portën e mysafirëve, por goditja e tij kaloi pranë portës Blakut. Edhe në fraksionin e dytë ishin djelmoshat e strategut, Bylbyl Sokoli, që nëpërmjet B. Hashanit rrezikuan portën prishtinase, por parabola e Hashanit kaloi më transversalen e Statovcit. Gëzimi i kampionëve në fuqi, vjen në minutën e 66-të, kur sulmuesi Fazliu, pasi parabolloi një mbrojtës të KEK-ut, më goditje precize dhe të furishme preku rrjetën e Blakut, duke shënuar golin e vetëm në këtë takim, gol që i siguroi pikët maksimale “bardhekaltërveâ€. Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit, kanë mundur të shënojnë edhe në minutën e 68-të, por Llumnica godet plogësht mbi shtyllën transversale. Shifrat farë lehtë kanë mundur të barazohen në minutën e 85-të, por gjuajtja e V. Hashanit, kaloi pranë portës. Bazuar në rrjedhën e lojës, Prishtina, me meritë mundi KEK-un, ani pse skuadra nga Kastrioti, ka mundur të marr të paktën një pikë nga ky udhëtim. Prishtina - KEK-u 1:0 Stadiumi i qytetit në Prishtinë Shikues: mbi 1000 Shënues: Fazliu (66') K.V:Limani (Pr), Hashani, Bajrami (KEK)-ut Gjyqtarët: Kelmendi, Daka dhe Latifi PRISHTINA: Statofci, Hasani (Berisha), Idrizi, Vokshi, Maliqi, Limani, Llumnica, Kozhani, Alievski (Sermaxhaj), Hasan (Skeraj) dhe Fazliu. KEK-U: Blaku, E. Hashani, Kodraliu, Jusufi (Rexha), Zogiani, Bajrami, V. Hashani, Xhaferi, Simnica, Grabofci dhe Bërbatofci (Krasniqi-Murseli) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4043 |