HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Prishtina - Gjilani 1:0 (1:0)
nga AlbaniaSoccer   E diel, 09 Maj 2010 21:09   pdfShtypEmail

suad_saliagicHumbje e rëndë për Gjilanin

Shënues: Suad Saliagiq (45)

Prishtinë, 9 maj - Sulmuesi i Prishtinës, Suad Saliagiq më golin e tij në minutën e 45-të, ia ka siguruar pikët e plota skuadrës së tij në përballje me Gjilanin.

Prishtina dhe Gjilani, janë ballafaquar të dielën në kryeqytet në kuadër të Javës së 29-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

Kampionët në fuqi, më këtë fitore i kanë shkaktuar humbje të rëndë skuadrës së Gjilanit, e cila tashmë ka shumë pak gjasa që ta ruaj statusin e anëtarit të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollistët e Prishtinës, shumicën e lojës kishin iniciative të lehtë në terren, dhe se, angazhimi i tyre ishte i nivelit mesatare, ndërkaq gjilanasit më gjithë angazhimin e tyre maksimal nuk ia dolën që ta marrin asnjë pikë në kryeqytet, ndonëse kishin disa raste te mira për shënim.

Nigeriani Jisieke (10), rrezikoi portën e vendësve, por gjuajtja e tij kaloi skaje shtyllës pingule. Pas katër minuta lojë mysafirëve iu kundërpërgjigje Behar Maliqi, i cili gjuan furishëm nga një lartësi rreth 20 metra, por portieri gjilanas me mund të madh e dëbon topin jashtë portës. Kur pritej përfundimi i pjesës së parë të lojës, Suad Saliagiq më një gjuajtje precize prek rrejtën e Gjilanit dhe sjell në avantazh Prishtinën prej 1:0.

Në pjesën e dytë të lojës, kur tashmë mysafirët nuk kishin se çka të humbin në lojë, më të gjitha forcat kërkonin golin e barazimit. Të gjitha sulmet e mysafirëve mbrojtja “bardhekaltër” i ndalët më sukses, madje prishtinasit nga kundërsulmet farë lehtë kanë mundur të shtojnë epërsinë sikur Agron Skeraj (82, 90), të shënonte, por në të dy rastet e krijuara Skeraj dështoi ballë për ballë më portierin Sermaxhaj.

Deklaruan pas lojës:

Ramiz Krasniqi, trajner i Prishtinës: “Mendoj se kjo ndeshje ishte e ngarkuar psiqikisht. U pa se nuk ka pas kurdisje. Disa nga lojtarët tonë të vetmuar nuk shënojnë, kjo është për t’u habitur. Megjithatë fitorja është e merituar. Ne të hënën do ta analizojmë lojën dhe do të shohim se si humben rastet çfarë ishin në këtë takim”.

Muharrem Sahitit, trajner i Gjilanit: “Ndeshje shumë e vështirë. Ka kohë që se kam pa Prishtinën të luaj më një ritëm të tillë. Fitores së Prishtinës, i kanë ndihmuar edhe referimi. Kështu e ka futbolli. Është humbje e madh për ne”.

Box

Prishtina - Gjilani 1:0

Stadiumi i qytetit

Shikues: rreth 300

Gjyqtarë: Qorraj, Berisha, Brahushi

Kartonë të verdhë: Ibrahimi (Prishtina), Jisieke (Gjilan)

PRISHTINA: Feim Statovci, Besnik Krasniqi (Viktor Kuka), Labinot Ibrahimi, Ilir Berisha, Driton Vokshi, Ardian Kozhani, Taulant Dajaku, Suad Saliagiq (Arbër Sahiti), Faton Zejnullahu (Agron Skeraj).

GJILANI: Enver Sermaxhaj, Ridvan Uka (Drilon Berisha), Florim Murseli (Arben Zeqiri), Petrit Preniqi, Ylber Kastrati, Besmir Xhika, Agron Beqiri (Liridon Hasani), Muhamet Dragusha, Xhevdet Muji, Ismet Ramushi, Chijioke Jisieke.

Fatmir Bytyci


Raiffesien Superliga / Java e 29-të

Ferizaj - Kosova     2:1

Drenica - Vëllaznimi     0:0

Prishtina - Gjilani   1:0

Trepça - Flamurtari  1:1

Besa - Liria    1:0

KEK-u - Hysi    1:0

Tabela

1. Trepça      29   14   10   5    41:23     52

2. KEK-u   29   13   8    8    45:28     47

3. Besa    29   13   6    10   34:22     45

4. Prishtina   29   13   6    10   32:29     45

5. Hysi    29   13  5    11   47:35     44

6. Liria   29   12   7    10   35:29     43

7. Flamurtari  29   11   10   8    36:35     43

8. Ferizaj     29   11   5    13   25:34     38

9. Drenica     29   10   7    12   32:42     37

10. Vëllaznimi  29   9    5    15   26:41     32

11. Kosova     29   7    7    15   22:37     28

12. Gjilani     29   5    10   15   26:45     25

Në javën e 30-të takohen: KEK-u - Ferizaj, Hysi - Besa, Liria - Trepça, Flamurtari - Prishtina, Gjilani - Drenica, Vëllaznimi - Kosova.

busy
komente