Komisioni Disiplinor i FFK-së / Denohet Lushtaku | ||||
|
Ndihmësi i Lushtakut, Skënder Mustafa është ndëshkuar me masën e qortimit, kurse sulmuesi i Drenicës, Besim Bajraktari është dënuar me tri ndeshje mos lojë. Me tri ndeshje mos lojë është dënuar edhe futbollisti i Vëllaznimit, Erdin Hashani Prishtinë, 14 maj - Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, të premten nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (KD i FFK), është dënuar me dy muaj mos ushtrim të detyrës së veprimtarisë së tij në futboll. Ndihmësi i Lushtakut, Skënder Mustafa është ndëshkuar me masën e qortimit, kurse sulmuesi i Drenicës, Besim Bajraktari është dënuar me tri ndeshje mos lojë. Me tri ndeshje mos lojë është dënuar edhe futbollisti i Vëllaznimit, Erdin Hashani. Me masën e qortimit është ndëshkuar edhe trajneri i Vëllaznimit, Ajet Shosholli, kurse gjyqtari Besmir Haxhikadrija, nuk do të ketë të drejtë referimi tre muaj. KD të lartcekurit ka dënuar për shkak të eksesit në takimin Drenica-Vëllaznimi, zhvilluar pak ditë më parë në “Bajram Aliu” të SkenderajtFatmir Bytyci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2849 |