HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Gjilani e përfundon dramën me barazim
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 07 Shtator 2009 01:33   pdfShtypEmail

lajme_shkurt_kosova_487325333Skuadra e Gjilanit ka arritur që të nxjerr një pikë në ballafaqim me skuadrën e Kosovës nga Vushtrria duke luajtur baras 2:2 në kuadër të javës së pestë në Raiffeisen e Kosovës në Futboll.

Në pjesën e parë të takimit skuadra mysafire arriti të shënoj dy herë. Në minutën e (26), nëpërmjet Zyqakut. Ndërsa golin e dytë vushtrriasit e shënuan në minutën e fundit, kur mbrojtësi Ukzmajli pengon në mënyrë të parregullt Zabergjën, ndërsa Zeneli u tregua i sakët nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë vendasit kishin me shumë nga loja, dhe në minutën e (87) sulmuesi Liridon Hasani me kokë shënon golin e parë, kurse mbrojtësi Fitim Bajrami nga 18 metra shënon për rezultatin 2:2. 

 

Deklaruan pas ndeshjes

 

Agron Selmani, trajner i Gjilanit: “Ishte një ndeshje e mirë, edhe pse ne gjatë 45 minuta të dyta luajtëm me një futbollistë më pak, dhe se kjo më duket se është bërë traditë për ne. Nuk e kam ves të komentoj referimin, por sot ishte e pakuptimtë. Kryesorja është që djemtë po e dëshirojnë fitoren dhe arritëm në fund të marrim një pikë”.

Arbënor Morina, trajner i Kosovës: “Gjatë gjithë kohës para se të fillon Superliga kam thënë se në këtë edicion është një konkurrencë e fortë dhe nuk ka favoritë. Kjo u dëshmua edhe në këtë ndeshje, ku skuadra e Gjilanit ishte në disavantazh deri në tre minuta të fundit, mirëpo barazoi atë. Uroj për angazhim futbollistëve të Gjilanit”. 

 

Stadiumi i qytetit në Gjilan

Shikues rreth 400

Gjyqtarë: P. Hasani.Z. Miranaj, M. Aliu

Kartonë të verdhë:  Uka, Muji (Gjil), Vilanci (Kos).

Kartonë të kuq: Ukzmajli (Gji).

GJILANI: Sermaxhaj, Bajrami, Ukzmajli, Syla, Uka (Frangu), Hyseni, Osmani, Zeqiri (Idrizi), Preniqi (Zubaku), Hasani,   Muji.

Kosova (V): Sadiku, Mehmeti, Zabergja, Cakaj, Zuqaku (Hasi), Vilanci, Zeneli, Maxhuni, Rama, Uka, (Ahmeti), Sokoli (Musliu).


Veton Zymberi


busy
komente