HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Malësor Gjonbalaj: Kryesimi, meritë e trajnerit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 08 Shtator 2009 11:24   pdfShtypEmail

malsor_gjonbalaj_559772613Sulmuesi i Flamurtarit, Malsor Gjonbalaj, ka thënë  se skuadra e tij e ka merituar vendin e parë bazuar në paraqitjet dhe rezultatet që ka arritur ky ekip. Befasia më e këndshme e këtij sezoni padyshim është Flamurtari, skuadër kjo që nuk di për humbje në këtë edicion të garave. “Kuqezinjtë” e Prishtinës të shtunën që e lamë pas mundën Drenicën në udhëtim 2-0, dhe se, tashmë me 13 pikë të tubuara, një më shumë se Trepça, kryeson renditjen tabelore. Sipas Gjonbalajt, këto rezultate janë arritur me punë të palodhshme dhe se, sipas tij, me meritori për këto rezultate është strategu Jusuf Tortoshi.   

“Nuk kam pritur të kemi një start kaq të mirë. Por, bazuar në paraqitjet që kemi treguar gjatë pesë ndeshjeve, e kemi merituar pozitën në të cilën aktualisht jemi”, ka thënë Gjonbalaj.

“Nuk është rastësi që jemi në vendin e parë, sepse këto janë arritur me punë të madhe që po bëjmë të gjithë në klub, në veçanti më meritori për këto rezultate është trajneri ynë Jusuf Tortoshi”.

Sipas Gjonbaljat, skuadra nga “Xhemail Ibishi” do ta vazhdojë serinë e rezultateve pozitive. Ai beson se skuadra e tij ka fuqi ta vazhdojë rrugën e nisur në javën e parë të këtij sezoni.

“Besoj se do ta vazhdojmë trendin që kemi nisur. Nuk kemi fond të madh të lojtarëve, por me punën që po bëhet mund ta vazhdojmë serinë e nisur nga xhiroja e parë e këtij sezoni”, ka thënë Gjonbalaj, i cili ka shtuar se “Flamurtari nuk ka fond që mund të garojë për titull të kampionit”.

“Gara për titull të kampionit do të jetë e vështirë në këtë edicion. Ne s’kemi fond të lojtarëve që mund ta mbajmë kreun e tabelës, por në skuadrën tonë mbretëron një atmosferë e mirë sportive, e besoj se edhe në takimet e radhës nuk do të mungojnë paraqitjet tona të mira”, ka theksuar Gjonbalaj.  

 

Prishtina - favorite ndaj Flamurtarit

 

Flamurtarin në ndeshjen e radhës e pret sfida e vështirë, ku do të ballafaqohet me kampionen në fuqi, Prishtinën. Sipas Gjonbalajt, Prishtina është favorite në këtë takim, që, sipas tij, “bardhekaltrit” kanë fond më të pasur të lojtarëve se Flamurtari. 

“Sa i përket takimit të radhës, është derbi lokal ku do të takohemi me Prishtinën. Mendoj se Prishtina në këtë takim është favorite, për faktin se ka fond më të pasur të lojtarëve, mirëpo edhe ne do të angazhohemi maksimalisht. Shpresojmë të marrim një rezultat të favorshëm”, ka përfunduar Gjonbalaj.


Fatmir Bytyçi


busy
komente