Derbi Trepça - Besa vendos titullin e kampionit | ||||
|
“Xehetarët” të gatshëm për festën e shumëpritur Vetëm edhe një xhiro ka mbetur që të përfundoj kampionati në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll për vitin 2009/10. Ndryshe nga kampionatet e kaluara titulli i kampionit në ketë edicion do të vendosët në javën e fundit. Skuadra e Trepçës nga Mitrovica është shumë afër që të shpallet kampionë pasi ka tri pikë me shumë se skuadra përcjellëse KEK-u nga Kastrioti. “Xehetarët” të dielën në “Adem Jashari”, do të kërkojnë fitore ndaj Besës në mënyrë që zyrtarisht ta festojnë titullin e kampionit. Trajneri Gani Sejdiu, përveç asaj se ishte betuar se nuk ka kurdisje në takimin Trepça-Besa, ka thënë se skuadra e tij është e motivuar dhe që pret fitore. “Ne nuk guxojmë të gabojmë, pasi puna e gjithë kampionatit është në duart tona. Të gjithë në klub dhe qytet jemi të përgatitur për festë, por ekziston rreziku që kjo festë të dështojë, pasi kjo është lojë dhe mund të ndodhë çdo gjë. Gjithashtu, edhe skuadra jonë kundërshtare, Besa, është mjaft cilësore, por e pamotivuar. Motivi te ne është më i madh dhe këtu është një përparësi e madhe. Përveç fitores dhe barazimit edhe goldiferenca na kryen punë që të shpallemi kampionë. Ne duam të shpallëm kampionë me fitore”, ka thënë Gani Sejdiu. Ndërsa në anën tjetër Genc Hoxha, ka thënë se ky takim nuk është i montuar, dhe se drejtë Mitrovicës udhëtojmë me skuadrën me të fortë. Hoxha shpreson të marr një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. “Ky takim për ne është vetëm sa për prestigj, por ne do t’i hyjmë këtij takimi me seriozitetin me të lartë pavarësisht asaj se për Trepçën është takim i rëndësishëm. Fjalë për montim nuk behët, pasi ne si ne çdo takim tjetër do të hyjemi pa kalkulime, dhe se pres rezultat pozitiv nga kjo përballje. Drejtë Mitrovicës shkojmë me skuadrën me të fortë, dhe pse jo të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Genc Hoxha. Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3266 |