Sot takohen “Kuqezinjtë” e Drenicës | ||||
|
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka thënë se të enjten do të takohen i gjithë klubi “kuqezi” për të vendosur rreth se ardhmes. Në ketë takim pritet të jetë prezent edhe kryetari i klubit, Zenun Kodra. Ndërkohe takimi pritet të mbahet rreth orës 16:30. “Të enjten do të kemi një takim dhe aty do të vendoset se kush do të largohet dhe kush do të mbetet në klub. Mua më ka përfunduar kontrata dhe kam kërkuar disa kushte nga klubi, kështu që edhe e ardhmja ime dihet pas këtij takimi”, ka thënë Tahir Lushtaku. VETON ZYMBERI Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2394 |