Flamurtari - Prishtina derbi i kryeqytetit | ||||
|
TORTOSHI: NË DERBIN E KRYEQYTETI, S’KA FAVORIT, POR... Trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi, ka thënë se te përzgjedhurit e tij do të kërkojnë pikët maksimale ndaj rivalit të kryeqytetit, Flamurtarit. Sipas tij, ballafaqimi me Prishtinën, do të jetë e sfide e vështirë, por jo mision i pamundur. Ndryshe, mesfushori i Prishtinës, Isuf Llumnica beson se skuadra e tij do te marr trepikëshin ashtu siç bëri një javë më parë me KEK-un
Fatmir Bytyçi
Trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi, të premten ka thënë se skuadra e tij do të kërkojë trepikëshin e radhës ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës, në takimin derbi te kryeqytetit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kuadër të Javës së Gjashtë të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. “Kuqezinjtë†e Prishtinës, që prijnë renditje tabelore, pas asnjë humbje në këtë edicion të garave, edhe ndaj “bardhekaltërveâ€, kërkojnë rezultat te favorshëm, në mënyrë që të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive. I pari i bankinës së Flamurtarit, Jusuf Tortoshi ballafaqimin me Prishtinë, e vlerëson sfide të vështirë, por sipas tij, të përzgjedhurit e tij synojnë pikët plota edhe në këtë takim. “Sikurse të gjitha ndeshjet e zhvilluar edhe përballja me Prishtinën, do të jetë i vështirë. Kemi problem me disa lojtarë të cilët nuk kanë të drejtë lojë për shkak se vuajnë dënimin e kartonëve, por ne synojmë që edhe në këtë takim të vazhdojmë formën e mirë dhe te marrim rezultat te favorshëmâ€, ka thënë Tortoshi. “Mendoj se takimin Flamurtari-Prishtina, s’ka favorit. Ne do të angazhohemi maksimalisht që të mposhtim Prishtinënâ€.
LLUMNICA: PAS KEK-UT, RADHËN E KA FLAMURTARI Ndryshe, optimist për fitore në takimin Flamurtari - Prishtina, është shprehur edhe mesfushori i Prishtinës, Isuf Llumnica. Sipas tij, skuadra e tij tashmë është në formë të mirë, sidomos motivi për fitore ka ardhur pas fitores se në javën e kaluar ndaj KEK-ut. Llumnica pohon se ballafaqimi me ish - skuadrën e tij, Flamurtarin, nuk do të jetë aspak i lehtë, për faktin se “kuqezinjtë†në këtë edicion po dëshmojnë se janë skuadër e përgatitur mirë. “Pas fitores ndaj KEK-ut, tashmë jemi hyre në formën tonë të mirë. ndeshja më Flamurtarin, aspak nuk do të jetë sfide e lehtë, por besoj se angazhimi ynë do të jetë maksimal që të marr trepikëshin e plot në derbin lokal ndaj Flamurtaritâ€, ka theksuar Llumnica.   Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4161 |