Rexha mendon t’i mposht shokët nga Merdara | ||||
|
“Udhëtojmë për rezultat pozitiv, pasi kemi skuadër me kualitative se KEK-u. Ky takim do të jetë shumë interesant për faktin që përballë do ta kemi ish-bashkëlojtarin tonë Kastriot Rexha, nga i cili duhet të kemi kujdesâ€, ka thënë Mentor Zhdrella Veton Zymberi Sulmuesi i KEK-ut, Kastriot Rexha me padurim është duke e pritur përballjen me ish-skuadrën e tij, Hysin. Ai ka bërë të ditur se dëshiron t’i mposht ish-shokët nga Merdari. “Varësisht se më çfarë përbërje do të paraqitet KEK-u dhe Hysi pres një lojë shumë të fortë dhe interesante. Hysi është një ekip i ndërtuar mirë, por ne i hyje këtij takimi për fitore. Ndërsa për mua ky do të jetë takim i veçantë pasi isha pjesë e skuadrës së Hysitâ€, ka thënë Rexha, i cili ka paralajmëruar skuadrën se rreziku kryesor vjen nga mesfushori ofansiv Mentor Zhdrella. “Zhdrella e njoh shumë mirë pasi ishim pjesë të 2 Korrikut, dhe ai është ndër futbollistët me të mirë në ligë. Ne duhet të kemi shumë kujdes se rreziku vjen pikërisht nga këmbët e tijâ€, ka shtuar Rexha. Zhdrella: Udhëtojmë për rezultati pozitive, pasi jemi me kualitativ Ndërsa në anën tjetër mesfushori, Mentor Zhdrella, ka thënë se skuadra e drejtuar nga Muharrem Sahiti udhëton drejtë Kastriotit për të marrë rezultat pozitiv. Kurse e veçanta e kësaj përballje sipas mesfushorit të talentuar është përballja me ish-bashkëlojtarin, Kastriot Rexha. “Udhëtojmë për rezultat pozitiv, pasi kemi skuadër me kualitative se KEK-u. Ky takim do të jetë shumë interesant për faktin që përballë do ta kemi ish-bashkëlojtarin Kastriot Rexha, nga i cili duhet të kemi kujdesâ€, ka thënë Mentor Zhdrella. Skuadra e KEK-ut renditet në pozitën e pestë me shtatë pikë, kurse Hysit renditët në pozitën e tretë me nëntë pikë të tubuara.  Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3999 |