HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Hysni Maxhuni : Ishte një fitore e rëndësishme
nga AlbaniaSoccer   E martë, 29 Shtator 2009 13:57   pdfShtypEmail

hysni_maxhuniPedagogu Hysni Maxhuni ka startuar në mënyrën më të mirë si trajner i Trepçës. Ai ka arritur ta rikthejë pozitën e liderit që në takimin e parë. Sfida e dytë për Maxhunin do të jetë në Pejë, kundër skuadrës së Genc Hoxhës

Veton Zymberi

Ishte një fitore e rëndësishme. Të gjithë futbollistët u angazhuan maksimalisht në takim kundër Flamurtarit. Loja kolektive e skuadrës ka qenë vendimtare në marrjen e tri pikëve shumë të rëndësishme. Kështu ka thënë strategu Hysni Maxhuni, pas debutimit si trajner i skuadrës së Trepçës.

“Të gjithë futbollistët u angazhuan në këtë takim. Ishte një lojë shumë e fortë, por loja kolektive e gjithë skuadrës ka qenë vendimtare në marrjen e tri pikëve në derbin e xhiros”, ka thënë Hysni Maxhuni, duke shtuar: “Ashtu siç kam pritur - edhe doli, të gjithë futbollistët janë cilësorë. Trepça nuk ka vetëm njëmbëdhjetë futbollistë, por njëzetekatër, dhe të gjithë janë të rëndësishëm për skuadrën, pavarësisht se a janë apo nuk janë në njëmbëdhjetësh”.

Pavarësisht fitores ndaj Flamurtarit, tekniku Hysni Maxhuni e ka mbajtur veten, duke thënë se skuadra e tij është ndër skuadrat favoritet për ta fituar titullin e kampiones. “Kemi një skuadër me përvojë, ndër skuadrat pretendente për titull”, ka shtuar ai.

Takimi i dytë për të përzgjedhurit e Hysni Maxhunit është kundër Besës nga Peja. Bilanci i Maxhunit kundër skuadrës pejane është pozitiv, dhe ai thotë se nga “Shahinhaxhiislami” do të dalë me rezultat pozitiv.

“Besa ka dëshmuar se ka skuadër të mirë, dhe se vitet e fundit po zhvillon futboll të bukur. Do të jetë takim i vështirë, por i bukur për sy. Shpresoj se nga Peja të rikthehem me rezultat pozitiv”, ka thënë ai.

Skuadra e Trepçës është lidere me 19 pikë të tubuara, kurse Besa renditet në pozitën e pestë me gjashtë pikë më pak se Trepça.


busy
komente