HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
“Açareva” : Nuk e harroj zanatin
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 30 Shtator 2009 13:24   pdfShtypEmail

fitim_haliti“Roli që kam në skuadrën e Drenicës si mesfushor ka ndikuar që të mos shënoj në këto nëntë javët e para të këtij edicioni. Mirëpo, nuk do të thotë që e kam harruar zanatin  vjetër. Me rëndësi për mua është që skuadra të ketë rezultate pozitive, kurse besoj që shumë shpejt do të arrij të shënoj”, ka thënë Fitim Haliti

Veton Zymberi

Sulmuesi i KF Drenica, Fitim Haliti, e ka harruar zanatin e tij të vjetër pasi ende nuk ka shënuar në këtë edicion të garave. Ai ka thënë se nuk frikësohet që do ta harrojë zanatin e vjetër, por, sipas Halitit, roli i ri në skuadrën e Drenicës ka ndikuar në mosshënimin e golave në nëntë javët e para. Ish-sulmuesi i Besës së Pejës ka shprehur mendimin se shumë shpejt do të arrijë t’i rikthehet zanatit të vjetër.

“Roli që kam në skuadrën e Drenicës si mesfushor ka ndikuar që të mos shënoj në këto nëntë javët e para të këtij edicioni. Mirëpo, nuk do të thotë që e kam harruar zanatin  e vjetër. Me rëndësi për mua është që skuadra të ketë rezultate pozitive, kurse besoj që shumë shpejt do të arrij të shënoj”, ka thënë Fitim Haliti, duke bërë të ditur se nuk ka presion nga drejtuesit e klubit për mosshënimin e golave.

Specialisti i shënimit të golave në edicionin 2007-08, përveçqë ende nuk ka arritur të shënojë, është duke u përballur edhe me rezultate jo të mira me skuadrën e tij. “Tash kemi filluar të këndellemi. Kundër Hysit gjyqtari na dëmtoi pasi nuk referoi penallti në rastin kur unë u faulova në zonën e rreptësisë. Gjithashtu trajneri i ri po punon shumë dhe e gjithë skuadra është e motivuar për suksese. Kjo është diçka pozitive për ne”, ka shtuar ai.

Gjilani mund t’i harroj pikët në Drenicë

Edhe pse do të mungoj kundër skuadrës së Gjilanit shkaku i kartonëve, ish-sulmuesi i Besës së Kavajesë, Fitim Haliti, nuk ka hezituar të japë një vlerësim për këtë takim. Ai i ka porositur djelmoshat e Agron Selmanit se duhet të harrojnë që nga Drenica mund të rikthehen me pikë.

“Unë kam zgjedhur takimin kundër Gjilanit që të mungoj, pasi dua të luaj kundër Trepçës. Mirëpo, mendoj se Gjilani duhet të harrojë që nga Drenica mund të rikthehet me rezultat pozitiv”, ka shtuar ai.

Kundër Gjilanit do të luaj ish-sulmuesi Premton Muja, i cili në verë përforcoi skuadrën e Drenicës.


busy
komente