HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shkarkohet Afrim Tovërlani, suspendohet Mirsad Idrizi
nga AlbaniaSoccer   E premte, 02 Tetor 2009 09:57   pdfShtypEmail

afrim_toverlani_380461282“Afrim Tovërlani është liruar nga detyra e trajnerit sportiv me vendimin e Bordit të Klubit, edhe Mirsad Idrizi po për shkak të moskryerjes së obligimeve dhe neglizhencës së treguar në punë”, ka thënë Edmond Rugova

Veton Zymberi

Drejtori gjeneral i FC Prishtinës, Edmond Rugova, të enjten në mbrëmje ka bërë të ditur se skuadra e Prishtinës ka shkarkuar nga detyra e drejtorit sportiv të klubit, Afrim Tovërlanin, ndërsa mbrojtësin Mirsad Idrizin e ka suspenduar për një afat të papërcaktuar. Sipas Rugovës, kjo ka ardhur si pasojë e moskryerjes së detyrave dhe neglizhencës në punë.

“Afrim Tovërlani është liruar nga detyra e trajnerit sportiv me vendimin e Bordit të Klubit, edhe Mirsad Idrizi po për shkak të moskryerjes së obligimeve dhe neglizhencës së treguar në punë”, ka thënë Edmond Rugova.

Afrim Tovërlani më herët ishte trajner i skuadrës së Prishtinës, të cilën e udhëhoqi drejt dy titujve të kampionit, kurse pas finales së Kupës së Republikës së Kosovës është dënuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), me katër muaj moskryerje të detyrës.

Tovërlani: Edmond Rugova është i vogël

Ndërsa tashmë i shkarkuari nga detyra e drejtorit sportiv, Afrim Tovërlani, ka thënë se Edmond Rugova është i vogël për ta vlerësuar dhe shkaktuar atë nga detyra të cilën e ushtron. Sipas Tovërlanit, asnjë letër nga klubi nuk ka ardhur në adresë të tij.

“Unë s’kam marr me shkrim. Edmond Rugova është i vogël për mua. Ai ka ardhur vonë, nuk mund ta vlerësojë punën time, absolutisht. Unë e kam dëshmuar veten. Kryetari pritet të vijë nesër (e premte) nga Gjermania, dhe në mbledhjen e bordit do të bisedojmë për fajtorin e rezultateve. Ndoshta do të flasim edhe për mënyrën e ardhjes së Rugovës në postin e drejtorit gjeneral”, ka thënë Tovërlani, duke shtuar se primare për të mbetet fitorja e Prishtinës në përballje me skuadrën e Hysit në këtë fundjavë. Skuadra e Prishtinës, përveç rezultateve të dobëta në këtë edicion, është goditur ditë më parë edhe nga dorëheqja e trajnerit Besnik Kollari.


busy
komente