Premtoni e konfirmon kandidaturën për "Këpucën e Artë" | ||||
|
“Jemi skuadër e fortë. Çdo ditë e më shumë po rikthehemi në formë. Deri tani kam shënuar tre gola. Mendoj se do të jem ndër sulmuesit kryesorë në ligë. Suksesi i skuadrës mbetet primar për muaâ€, ka thënë Premton Muja Veton Zymberi “Për herë të parë në karrierë nuk kam festuar pasi kam shënuar gol. Kjo ka ndodhur të shtunën kur shënova përballë skuadrës sime. Iu gëzova fitores, por jo edhe golit të shënuar, pasi shënova në portën e skuadrës që kalova çastet më të mira të karrierësâ€, ka thënë Premton Muja, sulmues i Drenicës. Sulmuesi i cili një kohë ishte pjesë e futbollit shqiptar, pasi ka shënuar kundër Gjilanit, ka arritur në shifrën e tri golave. “Arusha†ka shprehur mendimin që mund të jetë ndër kandidatët kryesorë për ta rrëmbyer epitetin e goleadorit më të mirë në futbollin e Kosovës. “Jemi skuadër e fortë. Çdo ditë e më shumë po rikthehemi në formë. Deri tani kam shënuar tre gola. Mendoj se do të jem ndër sulmuesit kryesorë në ligë. Suksesi i skuadrës mbetet primar për muaâ€, ka thënë Premton Muja. Takimin e radhës skuadra e Drenicës e zhvillon kundër skuadrës lidere, Trepçës, në stadiumin Olimpik “Adem Jashariâ€. Sipas Mujës, një pikë do të ishte e mirëseardhur për skuadrën nga Skenderaj. “Takimin e radhës e kemi kundër Trepçës. Do të jetë i vështirë, por besoj në një rezultat pozitiv. Për këtë takim do të jemi të kompletuar, pasi na rikthehet edhe Fitim Halitiâ€, ka shtuar ai. Skuadra e Drenicës pas xhiros së dhjetë renditet në pozitën e tetë me trembëdhjetë pikë të grumbulluara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3287 |