Prishtina / Neziri: Nuk mendojmë fare për Hysin | ||||
|
Portieri i Prishtinës, Flamur Neziri, këmbëngul se të gjithë në skuadrën bardhekaltër qëndrojnë me këmbë në tokë, ndonëse pas javës së parë të stinorit pranveror kanë shtuar epërsinë ndaj Hysit në 9 pikë. “Kemi bërë një hap përpara në garën për titull, por derisa një skuadër nuk e siguron matematikisht titullin e kampionit, atëherë asgjë nuk duhet të shihet si e përfunduar. Në futboll ndodhin gjëra të paparashikueshme dhe duke ditur se deri në fund të kampionatit do t’i luajmë edhe 15 ndeshje është e pakuptimtë ta mendojmë çështjen e kampionit të zgjidhur”, deklaroi Neziri. Ai thotë se skuadra e tij hynë në çdo sfidë e përqendruar dhe me qëllim që të arrijë fitore. “Ne nuk mendojmë fare për Hysin apo për ndonjë rival tjetër, që mund të na rrezikojë kreun e renditjes. Synimi ynë është ta përmirësojmë edhe më shumë lojën tonë, sepse duke bërë lojëra atraktive dhe cilësore do t’i kthejmë shikuesit në tribuna, e ky është njëri ndër objektivat tonë”, shtoi Neziri. Ai beson se skuadra e tij do t’i arkëtojë tri pikë të reja të dielën kur do të ballafaqohet me Trepçën’89 në kryeqytet. “Ne e respektojmë çdo rival, por në të njëjtën kohë në çdo ndeshje hyjmë për fitore. Shpresoj se edhe të dielën nuk do t’i zhgënjejmë tifozët tanë, as me lojë e as me rezultat”, tha tutje Neziri. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3287 |