Raiffeisen Superliga / Prishtina ruan epërsinë prej 9 pikësh ndaj Hysit | ||||
|
Prishtina ka shënuar fitore në ballafaqim me Trepçën’89, me rezultat 1:0 në kuadër të javës së 19-të në Raiffeisen Superligë. Kryesuesit e renditjes ishin më të mirë gjatë tërë takimit, por deri te goli i fitores arritën vetëm në minutën e 60-të, kur mbrojtësi Ilir Berisha reagoi më së miri brenda zonës pas harkimit të Sermaxhajt nga vija këndore dhe me gjuajtje me kokë plasoi topin në rrjetën e Manxhollit. Me këtë fitore Prishtina ka ruajtur epërsinë prej 9 pikësh ndaj Hysit, skuadër kjo e cila fitoi në duel me KEK-un, me rezultat 3:2. Futbollistët e Genc Hoxhës vuajtën shumë në këtë duel, pasi ishin pikërisht “elektricistët” ata që kaluan të parët në epërsi, me golin e Florim Berbatovcit, në minutën e 8-të. Mirëpo, një minutë më vonë barazoi Enis Zabërgja, ndërsa në minutën e 24-të Përparim Osmani kaloi vendasit në epërsi. As pas dy golave të shpejtë të Hysit, futbollistët e KEK-ut nuk u dorëzuan, pasi në minutën e 39-të barazuan me golin e Naim Kodraliut. Vuajtjeve të skuadrës llapjane i dha fund Berat Hyseni, me golin e shënuar në minutën e 74-të, që e përcaktoi edhe fituesin e kësaj ndeshjeje. Besa nuk ka arritur të marrë më shumë se sa një pikë në ballafaqim me skuadrën kampione në fuqi, Trepçën, duke barazuar 2:2 në stadiumin “Shahin Haxhiislami”. Për pejanët shënuan Haxhi Zeka (12’) dhe Fitim Haliti (40’), kurse për mitrovicas Elvis Osmani (29’) dhe Enis Fetahu (32’).
Drenica-Flamurtari 2:1 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3339 |