Trepça’89 / Sejdiu: Dominimi i Prishtinës ishte i pritur | ||||
|
Trajneri i Trepçës’89, Gani Sejdiu, ka pranuar faktin se Prishtina ka qenë dominuese në çdo aspekt të lojës në sfidën e sotme kundër skuadrës së tij, e cila u mbyll me fitoren e bardhekaltërve, 1:0. “Ka qenë e pritur që Prishtina do të jetë dominuese në këtë ndeshje, për faktin se është lidere në renditje, por edhe ka një skuadër shumë më cilësore. Ne kishim pesë mungesa të rëndësishme në përbërje dhe kjo u vërejt në lojën tonë. Mirëpo, ne edhe ashtu erdhëm në këtë takim për barazim dhe realisht ishim afër t’ia arrijmë qëllimit. Prishtina pati disa raste të mira dhe njërën prej tyre arriti ta shfrytëzojë, duke fituar me meritë. Sa i përket skuadrës sime jam i kënaqur me angazhimin e treguar, pasi taktikisht në repartin defanziv e kryen punën mirë. Ne nuk kemi pasur kapacitet të bëjmë diçka në sulm, por u përpoqëm që ta ruajmë portën të paprekur. Tash duhet të përqendrohemi për sfidën e radhës kundër Drenicës, të cilën duhet ta fitojmë për t’iu shmangur çdo lloj rreziku”, deklaroi Sejdiu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3038 |