HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Prishtina / Berisha: Goli? Kënaqësi kur shënon si mbrojtës
nga Yll Begu   E hënë, 14 Mars 2011 12:53   pdfShtypEmail

ilirberishaMbrojtësi i Prishtinës, Ilir Berisha, është i lumtur që goli i tij i dha fitoren skuadrës së tij në duelin e së dielës kundër Trepçës’89. Edhe pse luan në rolin e mbrojtësit, Berisha dy herë u gjend në pozitë të volitshme shënimi, por herën e parë gjuajti mbi portë, kurse herën e dytë plogësht. Megjithatë, në minutën e 61-të, ai u gjend më së miri në tollovinë para portës së Manxhollit pas krosimit të Sermaxhajt dhe me gjuajtje të fortë me kokë e përplasi topin në rrjetë. “Për çdo futbollist është kënaqësi kur shënon, aq më parë për ata që luajnë në repartin defanziv. Para golit kisha edhe dy raste tjera të mira, por nuk arrita t’i shfrytëzoj, ashtu sikurse edhe bashkëlojtarët e mi. Mirëpo, tek harkimi i Sermaxhajt reagova në mënyrën e duhur dhe gjithçka përfundoi mirë. Meritat për golin tim i takojnë tërë skuadrës, sepse angazhimi i secilit ishte maksimal. Ne ishim dominues gjatë tërë lojës, por nuk u treguam aq të përqendruar në finalizimin e aksioneve dhe kjo na bëri të vuajmë deri te zhbllokimi i rezultatit”, tha Ilir Berisha. Ai është optimist se Prishtina do ta vazhdojë serinë e fitoreve edhe më tutje duke mbajtur larg vetës skuadrën e dytë në renditje, Hysin. “Ne synojmë ta përmirësojmë edhe më shumë lojën tonë, me qëllim që të vazhdojmë serinë e fitoreve. Sfidën e radhës e kemi kundër Ballkanit që lufton për mbijetesë, por jemi optimistë se përkundër stadiumit të papërshtatshëm në Rahovec, do t’ia dalim të kthehemi të pamposhtur”, shtoi Berisha.

 


busy
komente