Raiffeisen Superliga / Vëllaznimi arkëtoi tri pikët e para pranverore | ||||
|
Futbollistët e Vëllaznimit kanë shënuar fitore në ndeshjen e fundit të javës së 19-të në Raiffeisen Superligë kundër Ferizajt, me rezultat 3:0. Ndeshja u zhvillua sot në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, pasi klubi gjakovar ka qenë i dënuar nga FFK-ja për një incident të ndodhur në stinorin vjeshtor. Tre pikët e para pranverore kuqezinjve ia siguruan me golat e tyre Denis Isaja (8’), Ermir Nikoliqi (61’) dhe Gjergj Bushaj (82’). Kjo fitore e ka ngjitur klubin gjakovar për dy shkallë në renditje dhe tash zë pozitën e 9-të, me 22 pikë, po aq sa ka edhe Drenica në pozitën e 8-të. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3188 |