HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Kosovës / Flamurtari-Drenica dhe KEK-u-Liria, dy ndeshjet më interesante
nga Yll Begu   E martë, 15 Mars 2011 18:13   pdfShtypEmail

Flamurtari_gjilaniTë mërkurën zhvillohen gjashtë, kurse të enjten dy ndeshje të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Dy ballafaqimet më interesante të këtij rrethi pritet të zhvillohen në Kastriot dhe në Prishtinë. Në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, KEK-u do të jetë mikpritës i Lirisë, skuadër kjo e cila e fitoi kupën në vitin e kaluar, derisa Flamurtari para tifozëve të vet luan kundër Drenicës, skuadër me të cilën u ballafaqua edhe në fundjavë në kampionat dhe humbi 1:2. Të dyja këto skuadra më shumë janë të preokupuara me rrjedhën e kampionatit, pasi kërcënohen për rënie nga elita, por sigurisht se nuk do të lëshojnë aq lehtë rastin për t’u kualifikuar në çerekfinale të kupës.

Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës – ora 13:30
E mërkurë, 16 mars

KEK-u – Liria
Ulpiana-Hajvalia 1947
Besa-Lepenci
Flamurtari-Drenica
Gjilani-Trepça ‘89
Prishtina – Artakolli

E enjte, 17 mars
Ferizaj – Ballkani
Prizren: Vëllaznimi-2 Korriku


busy
komente