Hysi / Fadil Ademit i besohet skuadra deri në fund të edicionit | ||||
|
Drejtuesit e Hysit kanë vendosur që ish-kapiteni dhe ndihmësi i deritashëm, Fadil Ademi ta udhëheq këtë skuadër deri në fund të këtij edicioni, pas dorëheqjes që dha dy ditë më parë Genc Hoxha. “Ne si drejtues të klubit kemi ardhur në përfundim se zgjidhja më e mirë në këtë moment është që skuadra t’i besohet deri në fund të këtij edicioni Fadil Ademit. Ai është që një kohë të gjatë në klub dhe i njeh mjaft mirë cilësitë e secilit futbollit”, deklaroi Afrim Macula, drejtor ekzekutiv i Hysit. Ai ka bërë të ditur se tashmë klubi bardhezi nga Merdari është duke menduar që për edicionin e ardhshëm në klub të sjellë një trajner të huaj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3598 |