KEK-u / Miftari: Tri pikë të qetësisë | ||||
|
Trajneri i KEK-ut, Mentor Miftari, ka qenë tejet i lumtur që skuadra e tij realizoi fitoren e dytë në pranverë dhe atë ndaj një kundërshtari tejet të fortë, siç është Besa. “Kjo ishte një fitore mjaft e rëndësishme, pasi arritëm të mposhtim një kundërshtar shumë cilësor. Pas epërsisë prej dy golash paksa patëm rënie në ritmin e lojës dhe këtë e shfrytëzuan futbollistët e Besës, duke barazuar rezultatin. Mirëpo, skuadra ime pas barazimit reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me dy gola tjerë arriti deri te fitorja”, tha Miftari dhe shtoi: “Janë këto tri pikë shumë të rëndësishme, pasi na japin qetësinë e nevojshme në garën për t’iu shmangur rënies nga elita”. Javën e ardhshme KEK-u luan si mysafir kundër Vëllaznimit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3690 |